Kushtrim Tahiri është lindur në qytetin e bukur të Pejës por jeton dhe vepron në Gjermani. Me muzikë meret që në fëmijëri duke kënduar kështu nëpër koncerte e festa të shkollës fillimisht në Pejë e më vonë duke kënduar kështu edhe nëpër shoqëri kulturoro-artistike.
Kushtrimi pasiqë largohet nga Kosova për të vazhduar jetën e tij në Gjermani një kohë ka pauzuar në muzikë për t’u rikthyer kështu prap në muzikë.
Klipi ‘Tfala ke nga unë’ është projekti i tij i dytë të cilin ka pak javë që e ka hedhur në qarkullim në tregun muzikorë, ndërkohë që është mirëpritur shumë mirë nga publiku shqiptarë.
Krahas këtij projekti, Kushtrimi paralajmëron edhe albumin e tij të ri të cilin do e realizojë me këngë të reja e disa prej tyre do i finalizojë edhe me videoklip.