Unë kam një Volvo XC70 te vitit 2007, 2.4 automatike. Makina dridhet kur unë e ndez. Kjo nuk lidhet me shpejtësinë pasi i kam rinovuar këmbët e motorit, të katër gomat, disqet e frenave dhe ferrotat para dhe mbrapa. Në servis i kam bërë dhe ndërrimin e vajit të kambios. Motori është për mrekulli me pak fjalë. A mund të jetë ky një problem që lidhet me volantin e motorit? Kur makina nuk lëviz ky problem nuk shfaqet. Kjo ndodh vetëm kur unë e ndez makinën. Çdo mendim i juaji do më ndihmonte goxha.Faleminderit
Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Përshëndetje! Ju falënderoj për besimin! Sipas asaj që ju më përshkruani më lart kjo tingëllon sikur ka humbje korenti në motor. Nëse ky problem ndodh vetëm kur makina largohet nga një ndalesë, atëherë po kjo mund të jetë një faj i transmesionit (duke qenë se ju praktikisht keni zëvendësuar shumë mirë çdo gjë tjetër.)
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!