Ajo është një këngëtare e re por shumë e talentuar dhe këtë herë ka menduar të sjellë jo vetëm një këngë të bukur por edhe me një ide të fortë. Po flasim për Marigona Imeri, e cila pritet që këto ditë të sjellë këngën “Reçaku” e pikërisht videoklipi i saj do të vijë më 14 Janar, në datën ku kujtohet makabra e madhe që u bë në këtë vend. Muzika e këngës kënduar dhe interpretuar mjaft bukur nga Marigona është punuar nga Korab Shaqiri e me tekst nga Gojart Ferati, ndërsa klipi realizuar nga Art Creativ. Kjo do të jetë një nga këngët më të ndjera duke kujtuar atë ditë të zezë për të gjithë shqiptarët.