Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Argjend Heta sukses edhe me kengen “Si ti nuk ka”
Gazmend Kelmendi: Ende nuk e kam arritur kulmin e karierës, si erdhi bashkëpunimi me Silvën
Ja rëndësia e emigrantëve; Flet Jahja Lluka

Gazmend Kelmendi: Ende nuk e kam arritur kulmin e karierës, si erdhi bashkëpunimi me Silvën

I ri dhe me mjaft prespektivë, është ky këngëtari i njohur i muzikës ‘live’ Gazmend Kelmendi-Gaza i cili sapo ka hedhur në treg klipin më të ri në duet me Silva Gunbardhin, një këngë ritmike në këto ditë të ftohta që po nxeh ambientet familjare dhe diskotekat. Ka 10 vite që këndon por që ende nuk e ka arrritur kulmin derisa secili projekt muzikorë e dërgon atë lartë e më lartë. Për më shumë ju flet vet këngëtari.

Po rikthehesh në një bashkëpunim, na fol më shumë mbi këtë projekt?

Kënga ‘Me kismet’ që nga janati i këtij viti më është ofruar si ide nga Marsel Gunga dhe 2Step në Tiranë ku më ka pëlqyer shumë dhe më pas si projekt që deri sa të vij kismeti, këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi rastësisht qëlliu në studio dhe e ka dëgjuar këtë këngë e ka shprehur dëshirë të bashkangjitet, projekti është realizuar nga Muza Production te Edi Balili dhe xhiruar nga Max Production.

Advertisement

Kariera më mirë po ecën vetëm apo në duete?

Kariera është duke ecur përpara, kam dy bashkëpunime deri tani që janë të pëlqyera dhe këngët single që i kam bërë më kanë shtyrë përpara njejtë si edhe ato.

Suksesi i juaj si këngëtarë kur ka arritur kulmin?

Faktikisht pas secilit projekt që kam lansuar jam ngritur lartë e më lartë, kurse kulmin e karierës atje ku unë e kam qëllimin akoma nuk e kam arritur.

Sa kohë ka që këndoni, sa projekte numëroni?

Me muzikë merem tashmë 10 vite por si profesion e kam pesë vite, deri tani kam realizuar 11 këngë ku shtatë nga ato i kam bërë dhe me klipe. ”Puthja fal”, ”Krejt kan me tu kthy”, ”Xheloz nuk jam”, ”Kur të thash largohu”, ”Ku je sonte”, ”Ke harru dashninë e vjetër”, ”Me kismet”.

Këndoni dhe nëpër dasma, mendoni se është fitimi më i mirë dhe punë më e sigurtë se koncerte e mbrëmje rinore?

Jam i angazhuar si me dasma e koncerte, sezonin e verës më shumë me dasma, përfitimet më të mëdha janë në dasma por gjithashtu edhe përgjegjësia është edhe më e madhe.

Kush është Gazmendi, për ata që nuk e njohin?

Gazmendi është 32 vjeçar i lindur në Mitrovicë, tashmë 20 vite jetoj në Malmo të Suedisë.

Festat e fundvitit afrohen, ku do këndoni dhe cilat janë planet tjera për vitin e ardhëshëm?

Për fundvit do këndoj në Gjermani poashtu edhe në Kosovë, planet për 2018 janë që të dal me një këngë të re para pranverës dhe një album live gjithashtu.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Argjend Heta sukses edhe me kengen “Si ti nuk ka”

Next Post

Ja rëndësia e emigrantëve; Flet Jahja Lluka

Advertisement