Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Reshat Arbana: Deputet pa shtëpi
Beren Gokjëlldës: Çfarë bëj kur duhet të qaj?
Horoskopi 16 tetor- 22 tetor

Beren Gokjëlldës: Çfarë bëj kur duhet të qaj?

Seriali “Nëna” është një nga më të ndjekurit në Turqi dhe më gjerë. Surpriza më e madhe e tij ishte Beren Gokjëlldës, aktorja 7 vjeçare, e cila luan rolin e Melekut/Turnës. Ajo i çuditi të gjithë me aftësitë e saj aktoriale megjithë moshën e saj të re. Pati nga ata që shkruan në media se ajo duhet të bëjë një jetë të vështirë që intepreton kaq mirë, por në fakt Beren është një vajzë e lumtur, e shkathët dhe me sytë që i shkëlqejnë nga gëzimi. Ky nuk është roli i parë i Berenit, pasi ajo ka interpretuar edhe në serialin “Familja e burrit tim” dhe “Güldüy Güldüy Shoë”. Më poshtë do të mësoni diçka më shumë për këtë aktore të vogël të talentuar.

 

Na thuaj diçka për veten.

Advertisement

– Unë kam lindur me 20 shtator 2009, në Stamboll. Jam fëmijë i vetëm, por kam një kushërirë që e quajnë Duru, të cilën e kam si motër. Shkoj në shkollën fillore.

Si ndjehesh ti në sheshxhirim?

– Shumë mirë, sepse me pëlqen puna që bëj.

Si u bëre aktore?

– Më ftuan të luaja një rol dhe kështu fillova ta pëlqeja pak nga pak si punë.

Je e lumtur?

– Po, unë jam shumë e lumtur.

Do të vazhdosh të jesh aktore?

– Po, por tani do të them diçka për qeshur. Aktualisht, po mendoj të bëhem pop Star, sepse më pëlqen kjo gjë, ose mund të bëhem doktoreshë. Mund të bëhem edhe gjimnaste ose notare. Unë notoj shumë mirë, këtë ma thotë edhe mamaja. Bile më pëlqen edhe të zhytem deri në 150 cm. Sa për aktrimin do të vendos më vonë nëse do ta vazhdoj, ose jo.

Si ndjehesh tani që je bërë e famshme? Çfarë të thonë kur të shohin në rrugë, ose në shkollë?

– Kur dikush më sheh në rrugë fillon të thotë “Mos është Pelini kjo vajza?”. Unë u them se po, pastaj u them të mos më shqetësojnë dhe në përgjithësi më lënë të qetë. Në përgjithësi marr reagime të mira edhe në shkollë, nxënësit e tjerë nuk më bezdisin

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Reshat Arbana: Deputet pa shtëpi

Next Post

Horoskopi 16 tetor- 22 tetor

Advertisement