Njihet si një prej reperëve të ri por shumë të pashëm të skenës shqiptare, Gazmend Maliqi apo i njohur ndryshe si Gasso ka ardhur me një projekt të ri dhe një këngë ritmike e cila është pritur mirë nga publiku. Ai këtë herë vjen në një bisedë për Panorama plus duke treguar të rejat e tij.

Sa i kënaqur je me realizimin e projektit të fundit?

Shumë i kënaqur pas një pauze një vjeçare kisha pak frikë se si do e presin njerëzit këngën por jam befasuar për të mirë.

Komercializmi gjithmonë ka pasur sukses, sa je ti në këtë drejtim?

Po varet ndonjëherë edhe na duhet me ju përshtat kohës por nuk është se jam shumë komercial.

Ke pasur bashkëpunim me Big Mamën, mendon për një duet tjetër me të?

Po ua kemi borxh edhe një bashkëpunim publikut pasiqë në fillim patëm premtuar se do bëjmë tre këngë e tash të shohim mendoj se shumë shpejtë do kemi diçka konkrete.

Gjithashtu ke pasur duet edhe me Kallashin, sa je ndarë i kënaqur?

Kënga ka ecur shumë mirë.

Do bëje edhe një tjetër?

Jo, një mjafton.

Të pëlqejnë femrat e plota apo të dobta?

Te unë nuk është me rëndësi shumë pamja.

Kë do zgjidhje mes Big Mamës dhe Kallashit?

Nuk mundesh me krahasu këto të dyja mes vete pasiqë kanë profesione të ndryshme.

Po një duet të ri me ndonjë nga femrat aktuale të skenës, me kë do bëje?

Nuk e di ka shumë këngëtare që këndojnë bukur por për momentin Dhurata Dora është këngëtarja më e preferuar dhe shpresoj se në një të ardhme pse jo të kem një bashkëpunim.

Po për grua, do ishe martuar me këngëtare?

Pse jo!?

Sipas komenteve, sondazheve, je një nga djemtë më të dashur të skenës?

Ndoshta, nuk e di nuk është se i kam kushtuar shumë rëndësi kësaj pune por normal çdokush ka dëshirë të ketë dashurinë dhe respektin nga populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *