Industrisë së muzikës i është shtuar edhe një emër i ri, edhe një artist i talentuar që po godet me projekte interesante, urbane dhe që përditë e më shumë po bëhet më i njohur dhe më i pëlqyer nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Quhet Agon Latifi dhe fillimisht erdhi në skenën muzikore me “Drejt n’zemër”, e më pas me “Mos e nal”. Tani sapo ka lansuar projektin e radhës, me të cilin duket se do ta godas shijen e publikut.

Kënga e re e Agon Latifit është titulluar “Si ti” dhe vjen me muzikë dhe tekst nga Gesko dhe nën producimin e Cricket. Klipi i këngës “Si ti” është punuar nga “Urban Graphics”. Kënga e re e Latifit është edituar nga produksioni i mirënjohur “Arboni”.

Kjo këngë ritmike sjell atmosferë të këndshme dhe e konfirmon talentin e artistit të ri, i cili ka lindur në Belgjikë dhe vitet e fundit po ndërton karrierë muzikore në Kosovë.

Dëgjojeni Agon Latif me “Si ti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *