Quhet sindroma e letargos dhe na prek zakonisht në këtë periudhë.

Ditët zgjaten, temperaturat ndryshojnë, por trupi ynë e ka të vështirë të mësohet.

Bën lëvizje të ngathëta, të flihet gjumë?

Ke një lodhje të përgjithshme, mbase pa ndonjë arsye të veçantë? Pranvera na zgjon nga gjumi i dimrit, përmirëson humorin, zgjat ditët dhe nxit mekanizma të reja sentimentale e fizike. Rilindja e famshme e Botiçelit! Por, pranvera mund të sjellë me vete edhe një lloj lodhjeje, që në pamje të parë, duket pa arsye. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “sindroma e letargos”, siç e quajnë ekspertët ose dobësia e pranverës, në gjuhën popullore. Kjo është një lodhje e lehtë, që mund të vërehet kur kalon nga i ftohti i dimrit, me gripërat dhe viruset e tij, në ngrohtësinë e stinës së bukur e daljen jashtë shtëpisë, shumë më shpesh sesa në muajt paraardhës. Ndërmjet simptomave, sipas një studimi të observatorit FederSalus, janë lodhja kronike (në 67% të rasteve), një irritim më i madh (56%) dhe një aftësi e reduktuar përqendrimi (46%). Ja, disa këshilla për t’i bërë ballë, ose për të lehtësuar simptomat…

1. Flini kur jua kërkon trupi

Sa të keni mundësi, përpiquni të ndiqni kërkesat dhe nevojat e organizmit. Flini pak më shumë nëse duhet, ose duke konsideruar zgjatjen e ditës dhe të aktiviteteve, bëni më shpesh pushime, por mos e kaloni kohën, sidomos në darkë, me ndonjë vegël teknologjike, përndryshe, do të jetë e kotë.

2. Pini të paktën 2 litra ujë

Siç e kemi thënë shpesh, hidratimi është thelbësor për ekuilibrin e organizmit. Duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë dhe, kur të shtohen temperaturat, edhe më shumë. Helmet eliminohen më mirë dhe do të amortizohen më mirë ndryshimet e temperaturës, që janë duke karakterizuar këtë pranverë.

3. Vakte të lehta dhe me vitamina

Mbase gjatë periudhës së pashkëve do ta keni të vështirë të ndiqni këtë këshillë, por pas tyre, evitoni vaktet shumë kalorike, që vështirësojnë tretjen. Kështu, trupi do të rëndohet dhe do t’ju vijë gjumë. Ja përse duhet të zgjidhni vakte të lehta, me shumë vitamina dhe proteina. Më mirë zgjidhni perime si barbunjat dhe angjinaret, ndërsa për proteinat, preferoni më mirë ato të peshkut, sesa të mishit.

4. Aktivitet fizik, më mirë në ajër të pastër

Me ardhjen e stinës së bukur, kthejuni përsëri aktivitetit fizik, duke preferuar sportet në ajër të pastër. Filloni gradualisht, gjysëm ore në ditë, pa harruar shtriqjet. Bile, mund ta filloni me to dhe të zgjidhni më pas aktivitetin që ju pëlqen më shumë, nga vrapi, tek ecja e shpejtë. Sporti do t’ju ndihmojë edhe të dobësoheni dhe të përgatiteni për plazhin, pa bërë dieta drastike dhe që nuk zgjidhin gjë.

5. Vishuni si qepa

Është e vërtetë që pranvera po vonon sivjet dhe temperaturat ndryshojnë sot me nesër. Ndërkohë, koha po ngrohet, por ne vishemi ende si në dimër. Evitoni pra veshjet e rënda. Si në vjeshtë, ashtu edhe në pranverë, këshilla është të visheni si qepa, domethënë, me disa shtresa, që të jeni gjithmonë gati për çdo situatë atmosferike, duke evituar djersitjen dhe ftohjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *