Dashi
Një javë shumë e ngarkuar me komunikim. Nëse jeni vetëm, mbase keni gjetur një sit të ri takimesh dhe kaloni aty momentet e lira, në kërkim të një dashurie potenciale (kjo nuk vlen vetëm për beqarët…). Ose mbase keni gjetur një sit shitje-blerjesh, ku shihni të ekspozuara rroba, aksesorë, etj. Ju rrini shumë në Facebook, Twitter, etj, jeni në kontakt me të gjithë. Nëse jeni në çift kjo mund të nervozojë pak partnerin/en tuaj, që kërkon, me të drejtë, më shumë vëmendje prej jush.
Demi
Ju keni dëshirë t’ia bëni pak qejfin vetes këtë javë. Ju kanë rënë në dorë para dhe më në fund e dini ç‘të bëni me to. Nuk ka arësye që të privoheni. Ju përgatisni një fundjavë të këndshme me miqtë, jo shumë larg, thjesht për të ndërruar atmosferë dhe për të qenë më afër natyrës. Në fushën sentimentale ju keni dëshirë për paqe, prandaj bëni lëshime. Kjo është kundër natyrës suaj! Nuk keni shumë dëshirë për të punuar, por bëni gjërat e domosdoshme.
Binjakët
Mërkuri, Dielli dhe Marsi ju japin dëshirë për të punuar dhe gjallëri. Ju prisni risi profesionale, bëni një provim për një punë të re, ose prisni një rritje në karrierë. Do të tregoni vendosmëri për të marrë vendime, bile edhe të afërmit i shtyni të veprojnë në situata të ndërlikuara. Kujdes, mos u tregoni shumë impulsivë në debate, ju nganjëherë jeni shumë spontanë dhe thoni gjëra, për të cilat mund të pendoheni më pas.
Gaforrja
Afërdita është në një pozicion të favorshëm për ju këtë javë. Kështu do të rigjeni buzëqeshjen dhe nuk do të rrini me fytyrën varur. Nëse jeni vetëm, një njeri, që në fillim nuk ju dukej shumë interesant, do t’ju bëjë të ndërroni mendim. Kujdeseni mirë për veten, ju pëlqen të dukeni bukur në sytë e të tjerëve, prandaj nuk dilni nga shtëpia pa u rregulluar. Do të prekeni nga një zënkë me një shok/shoqe të ngushtë, do t’ju duhet të bëni lëshime, sepse e keni për zemër këtë lidhje.
Luani
Beqarët do të mërziten duke qenë vetëm dhe do të fillojnë të kërkojnë dashurinë. Afërdita ka hyrë në shenjën tuaj me 10 shtator dhe do të qendrojë deri më 9 tetor, kështu që këtë periudhë do të keni të gjitha shanset për të gjetur shpirtin binjak. Në çift do të jeni në një periudhë të rëndësishme vendimesh të përbashkëta: Angazhim serioz, fëmijë, blerje shtëpie. Jupiteri ju nxit në fushën profesionale. Nëse po kërkoni një punë të re, është momenti për të dërguar CV-të dhe për të folur me miqtë e me të njohurit për ambicjet tuaja.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!