Babai s’më njohu
Kam parë në ëndërr para dy muajsh babain tim të ndjerë në një rrugë me kalldrëm dhe me njerëz. Ai dukej i humbur dhe nuk më njohu e s’më foli fare. Unë përpiqesha t’ia mbushja mendjen se isha unë, vajza e tij e dashur. Aty ishte edhe një shoqja ime e cila i foli se isha vajza e tij, pastaj u ktheva bashkë me babin që ta çoja në shtëpinë tonë që ai të kujtohej dhe të më njihte. Në momentin që u ktheva me të u zgjova nga gjumi. Çfarë do të thotë kjo?
Të shikosh prindërit në ëndërr është një lloj kthimi nga e kaluara dhe ky kthim shtjellon një kujtim. Ëndrra tregon që ti je shumë e ndjeshme ndaj personave që do dhe e mira që mund të bësh është të shkosh në varreza pasi atje mund të krijosh një lidhje me energjinë dhe kur të kthehesh do ndihesh më e plotësuar pasi duket që babai që nuk jeton më ty të mungon shumë. Pozicioni që babai juaj mban në ëndërr duket sikur mban një farë distance për faktin se ndihet i lënë pas dore dhe ju nuk jeni kujtuar shumë për të.
Në dhomë me ish të dashurin
Jam një vajzë 25 vjeçe, kam kohë që jam ndarë nga i dashuri por e kam në lagje dhe e shoh shpesh në ëndërr. Herën e fundit pash sikur isha ulur në një dhomë dhe ai mu afrua e u fut në mes meje dhe vëllait tim që ishte aty. Një kushëri erdhi aty dhe filloi të më pyeste për jetën dhe për dashurinë. Pastaj pas disa kohësh m’u bë sikur ish i dashuri im erdhi dhe më nxori nga dhoma dhe më puthi e më largoi nga aty. Dhoma ishte e ndriçuar nga drita e pastaj nuk mbaj mend më asgjë. Si shpjegohet kjo?
Këto ëndrra vijnë edhe nga filmat romantikë në këto mosha. Mesazhi i puthjes në momentin e fundit është një ndarje dhe ti nuk duhet ta ushqesh veten më me të. Ti duhet të gjesh mundësinë dhe mënyrën për të gjetur dikë tjetër. Për këtë ke edhe mbështetjen e familjarëve të tu. Ti je e dhënë pas ndjenjës së parë por ish i dashuri yt duket që është indiferent krah teje. Bëj kujdes dhe përzgjidh një shok të mirë, hidhe të shkuarën pas krahëve.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!