Përshëndetje gazeta Intervista dhe në veçanti psikologes Lorela. Jam një nënë që kam një djalë 7 vjeç dhe këtë vit fillon klasën e dytë. Kur ishte 5 vjeç fillova të vë re disa vështirësi tek ai dhe këto vështirësi janë theksuar shumë tani që djali është në shkollë. Ai nuk arrin të përqëndrohet, nuk më dëgjon as mua as mësuesen, nuk është i bindur, shokëve i prish lojën, ndërron vendin në klasë, nuk shkon në shkollë me qejf e ka me shumë përtesë, irritohet shumë dhe shpejt. E dashur Lorela, të lutem a mund të më thuash si quhet kjo situatë dhe si mund ta ndihmoj unë djalin time? Të falënderoj dhe pres përgjigje.

 

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falënderoj që ke ndarë me ne shqetësimin tënd. Mesa mund të kuptojmë nga tabloja që na ke paraqitur është fjala për elementë të çrregullimit të vëmendjes me hiperaktivitet. Çrregullimi i defiçitit të vëmendjes ka të bëjë me një zhvillim të papërshtatshëm të vëmendjes dhe impulsivitetit të fëmijës. Vështirësitë shfaqen përpara moshës 7-vjecare dhe kanë një kohëzgjatje prej të paktën 6 muaj, kritere që në këtë rast duket se plotësohen. Natyrisht që të gjithë fëmijët janë shumë të gjallë, energjikë dhe hiperaktivë por rasti i fëmijëve me defiçitin e vëmendjes me hiperaktivitet është cilësisht i dallueshëm. Këta fëmijë kanë vështirësi të mëdha për t’u përqëndruar, për të bërë detyrat e ngarkuara në shkollë dhe si pasojë e mungesës së vëmendjes në ndjekjen e udhëzimeve të të rriturve, në shumicën e rasteve nuk arrijnë të përfundojnë gjërat që kanë për të bërë. Mungesa e vëmendjes në këto raste shoqërohet me paaftësinë për të kontrolluar impulse dhe sjelljet e nxituara. Fëmijët që plotësojnë kriteret e çrregullimit të vëmendjes janë përherë të gatshëm për të nisur ndërveprime me të tjerët, nuk presin për të marrë atë që duan dhe kjo mungesë durimi sigurisht që u shkakton vështirësi serioze dhe në marrëdhëniet që ata kanë, si me anëtarët e familjes ashtu dhe me shokët, shoqet e mësuesit në shkollë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *