E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. E interpretuar prej një prej artisteve më të njohura greke, një legjende me emrin Irene Papas ky rol është gdhendur në historinë e botës. Deklaratat e saj të fundit, të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një legjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje. “Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka deklaruar diva e kinemasë. Emri i saj i vërtetë është Irene Leleku dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë”, ka deklaruar diva në biografinë e saj në IDM. Një deklaratë që ka shokuar me të vërtetë gjithë Greqinë sepse ajo është një nga heroinat më të mëdha të kinemasë greke, një idhull i këtij kombi por që vërteton dhe më shumë bindjen se shqiptarët në Greqi janë me të vërtetë një faktor i rëndësishëm dhe kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës.
Advertisement