Të gjithë e kemi parë telenovelën “Për Ty” me aktorin e paharrueshëm Koronado, por që në të vërtetë quhet Luis Felipe Tovar. Ne e mbajmë mend si personazhin negativ që mbërthente të gjithë shqiptarët përpara televizorit për të ndjekur me padurim serinë e filmit se çfarë do ndodhte. E si mund të harrohet shprehja e tij: “Dhemb, s’dhemb”? Pas shumë përpjekjesh unë gjeta mundësinë e realizimit të kësaj interviste me të. Si mund të jetë ai në jetën reale na ngelet të lexojmë intervistën.

 – Luis, për herë të parë ne të kemi parë në televizion në vitin 2002 me një rol negativ por që rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm… Si e shpjegoni këtë?

Luis Felipe Tovar(Koronado):-Para së gjithash, doja t’iu falënderoja shumë për interesimin tuaj në punën time dhe një përqafim shumë i dashur nga Meksika, kjo më jep një kënaqësi të madhe që puna ime është e njohur në këtë vend të mrekullueshëm të Shqipërisë. Unë jam një aktor prej 30 vitesh dhe në të gjithë karrierën time kam luajtur të gjitha llojet e personazheve, por pa dyshim, Coronado është një nga personazhet që publiku kujton me dashuri.

– Ju mbaheni mend si “përdhunuesi” i filmit, çfarë ju shtyu ta luanit këtë rol?

– Kjo ishte një ftesë nga TV Azteca e Meksikës, pasi arrita të bëhesha i suksesshëm edhe në telenovelën e quajtur “Kur ju jeni të mitë.” Të dy arritën nivele të larta të audiencës dhe roli im si “përdhunuesi” kurorëzohet si më zbavitësi.

– Çfarë rrjedhe mori jeta juaj pas atij seriali?

– Për fatin tim të mirë ka patur vlerësime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe isha fituesi i shumë çmimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

– Në çfarë roli e gjeni më shumë veten për të luajtur?

– Unë jam profesionist në këtë fushë dhe kam patur privilegjin dhe kënaqësinë për të bërë të gjitha llojet e karaktereve por personazhet e turpshëm më pëlqejnë shumë dhe për këtë këmbëngul gjithmonë që .

– A jeni zhgënjyer ndonjëherë gjatë karrierës?

– Jo tamam, por në qoftë se unë kam patur për të punuar shumë që të jem ky aktor që unë jam unë kam punuar dhe do vazhdoj të punoj.

– Çfarë ju ka mbetur peng që do të dëshironit ta interpretoni?

– Më pëlqejnë tregimet e mira, aktorët e mirë, vende e bukura, prodhimet profesionale, në qoftë se këto elemente vijnë së bashku gjithmonë kam dëshirë të marr pjesë. Edhe të paguajnë mirë! (qesh)

-Cila është metoda juaj e aktrimit, si e përvetëson rolin?

–Unë nuk kam asnjë metodë të caktuar, mua nuk më pëlqen metodologjia në aktrim, personazhet e mij janë gjithmonë një përzierje me përvojën e jetës sime.

– Po pas përfundimit të serialit “Për Ty” cilat kanë qenë ofertat më të mëdha që keni marrë?

– Pak nga gjithçka, kinema, televizion, teatër përveç këtyre unë jam drejtor në shkollën time në Mexico.

-Vazhdoni ende të mbani kontakte me aktorët e serialit?

– Po sigurisht, disa prej tyre janë miqtë e mi më të mirë, Francisco de la O, Leonardo Garcia.

– Të ndalemi një moment në jetën tuaj private, ne dimë që jeni prindër i dy fëmijëve, ndajnë ata të njëjtin pasion me ju apo kanë marr drejtim tjetër?

– Vajza ime Maria Fernanda është gjithashtu një aktore, producente teatri dhe ka mbështetjen time të plotë, biri im Tadeo është një i ri që është i prirur drejt fushës muzikore.

– Si do na e përshkruanit fëmijërinë tuaj?

– Unë kam patur një fëmijëri jo të qetë, sepse në ndryshim  nga fëmijët e qytetit, unë kam lindur në qytetin e Puebla-s pak kilometra nga kryeqyteti i Meksikës.

-Përtej roleve në filma a do mund ta karakterizonim “Koronadon” si tip romantik?

– Po, unë jam natyrë romantike dhe plot pasion.

– Ç’mund të na thoni për dashurinë?

-Dashuria është e vetmja gjë me vlerë është e vetmja gjë që ia vlen të luftohet, dashuria është ajo që na drejton çdo ditë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here