Në qytetin e bukur të Prishtinës është mbajtur “Miss dhe Mister Kosova 2017”.

Ky event ka zgjuar kureshtje, pasi në Kosovë janë rralluar organizimet e tilla prej ku shpallen vajzat e djemtë më të bukur. Në garë ishin vajza e djem të rinj nga i gjithë vendi, e madje edhe nga Shqipëria e Diaspora.

Në pistën e gjatë të “Miss dhe Mister Kosova”, kanë sfiluar shumë bukurosh e bukuroshe, që pretendonin çmimin e madh të spektaklit.

Ajo që ka rënë në sy dhe që ka tërhequr gjithë vëmendjen, ishte pjesëmarrja në këtë garë e këngëtares së mirënjohur Dashurie Bilaj, e cila kishte ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në këtë kompeticion bukurie.

Bjondja seksi ka shfaqur gjithë sharmin e saj në skenë dhe nuk ka dalë pa gjë. Ajo e ka fituar çmimin më të veçantë, atë të “Miss VIP Kosova”.

Pra, Dashurie Bilaj është “Miss VIP Kosova 2017”, një çmim special ky i dhënë në kuadër të “Miss dhe Mister Kosova 2017”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *