Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi

Horoskopi 19 qershor- 25 qershor

 

Dashi

Advertisement

Këtë javë mund të ndjeheni paksa të lodhur, ose të keni dyshime në lidhje me aftësitë tuaja në punë, ose në lidhje. Mos u shqetësoni, është efekti i planeteve në shenjën e Peshqve që ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Mos dëgjoni zërin e brendshëm negativ, dëgjoni më shumë shokun/shoqen tuaj që ju shtyn të guxoni, ose të duroni duke pritur të ndryshojë gjendja e planeteve. Kujdesuni për veten, relaksohuni: Një gotë me çokollatë të ngrohtë, një dush i gjatë, një model i ri flokësh, etj…

 

Demi

Ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje shoqërisë. Një grup i ri miqsh ju merr me vete në festat e tyre dhe kjo ju bën të ndjeheni mirë. Kështu do të zhvilloni aktivitete që nuk do të kishit guxuar t’i bënit pa presionin (pozitiv) të kësaj shoqërie të re. Efekti ndjehet në të gjitha planet e jetës suaj, kjo ju bën të dilni nga rutina, të ndryshoni disa nga idetë fikse në kokë, të hiqni dorë nga paragjykimet, nga komplekset e vjetra të fëmijërisë, të tipit «këtë nuk e bëj dot». Plutoni ju mbështet në idealet tuaja dhe ju ia impononi ato edhe partnerit/es.

 

Binjakët

Këtë javë do të ndjeheni edhe më pranë familjes dhe partnerit dhe do të kaloni mbrëmje të qeta në shtëpi. Për momentin daljet dhe festat me shoqërinë nuk janë prioriteti juaj. Mbase keni ftohtë, ose thjesht dëshirë të qëndroni në shtëpi. Marsi në sektorin tuaj të çiftit ju shtyn të thoni disa të vërteta. Duhet vetëm ta ëmbëlsoni pak pilulën që tjetri/a t’ju kuptojë. Qëllimi juaj nuk është të nisni një luftë, thjesht që të sqaroni gjërat. Në punë është e njëjta situatë.

 

Gaforrja

Keni dëshirë të largoheni nga rutina, të udhëtoni, qoftë edhe duke ëndërruar para faqeve të internetit të udhëtimeve. Rutina e jetës së përditshme dhe i ftohti nuk i bëjnë mirë humorit tuaj, megjithatë gjërat në përgjithësi nuk shkojnë keq, thjesht ju ndjeheni kështu. Merrni vitamina, magnez dhe zink për imunitetin. Nëse keni dëshirë të mësoni një gjuhë ose një program të ri kompjuterik, guxoni, dinamizmi juaj intelektual është aktiv, gjë që është pozitive edhe për punën. Do të preferoni më shumë aktivitetet brenda sesa jashtë.

 

Luani

Jeta juaj sentimentale fillon të bëhet më intensive, ju do të shprehni ndjenjat tuaja, pozitive apo negative qofshin ato dhe nuk do t’i mbani më brenda. Është Marsi në shenjën e Shigjetarit ai që ju shtyn të jeni më impulsivë se zakonisht për të shprehur emocionet tuaja. Gjithashtu mund të tregoheni impulsivë edhe për të blerë gjëra për të cilat më pas mund të pendoheni. Nëse blini rroba mos ua hiqni etiketat, mbase mund t’ju mbushet mendja t’i ndërroni. Gjithashtu do t’i bëni vetes disa pyetje në lidhje me zakonet tuaja të këqija.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bujar Nishani: Fatos Nano do jetë President

Next Post

Vazhdimi tenenovelave

Advertisement