Arnavi fejohet me Lavanian dhe Kushi me Shamin

Nani lavdëron Lavanian para Arnavit dhe i thotë asaj se është dakort që ai të martohet me Arnavin. Kushi trishtohet kur e dëgjon këtë prej saj. Më pas Kushi shkon në dhomën e Anxhalit për të folur me të dhe gati sa nuk zbulon Shamin, i cili mbulohet me jorgan dhe bën sikur fle. Gjatë festës Kushi dhe Arnavi nuk ia heqin sytë njëri-tjetrit. Ajo përdredh kyçin e këmbës dhe Arnavi e ndihmon për t’ia vënë në vend. Ndërkohë Arnavi nxjerr nga xhepi byzylykun e saj të këmbës dhe ia vë. Kushi habitet se si ai ka byzylykun e saj. Ata të dy kalojnë një moment të bukur dashurie. Arnavi ia merr fytyrën në duar dhe afrohet ta puthë, por s’e lë zilja e telefonit. Ai pyet veten se çfarë po i ndodh. Ndërkohë edhe Kushi i bën atij shumë pyetje për atë që ndodhi, por ai i thotë ta lërë të qetë. Një e ftuar akuzon Lavanian se po bashkëjeton pa u martuar, ndërkohë Arnavi vjen dhe shpall fejesën me të, gjë që e trondit Kushin.

Të gjithë përgëzojnë Arnavin, ndërkohë që ai sheh lotët në sytë e Kushit. Ato i sheh edhe Lavania, por Kushi i thotë se janë lot gëzimi.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *