Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kei: Ne jemi një çift pa kufij

Kejda Jahja apo siç u njoh në shtëpinë e “Big Brother Albania” Kei, si një nga partneret e “çiftit pa kufij”, ka treguar që është një vajzë me botë por edhe shumë e dashur. Brenda mureve të shtëpisë, ajo u njoh si për tipin e hedhur dhe me shumë horizont e kundërta e partneres së saj Vivit, së cilës nuk iu ndje zëri për asnjë moment.

 

Fabjola Kuburi:- Kei moj Kei si dole kështu ti,  ne të prisnim në finale?

Advertisement

Kejda Jahja(Kei):-Për mua finalja ishte që ditën e parë që u futa në Big Brother. Arrita qëllimin tim për të treguar që njërëzit duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe të jetojnë të lirë jetën e tyre.

-Vivin se paske me vete pse kështu?

-Vivi për momentin ndodhet pranë familjes së saj.

 -Më duket se ja mbanke inatin penalizimit nga ana e Vivit?

-Vivi ka qenë partneria ime gjatë këtij rrugëtimi dhe e kam pasur krah dhe mbështetje për cdo gjë dhe përmes heshtjes. Fjala inat në fjalorin tim nuk ekziston, e aq më pak ta mendoj dhe përdor ndaj partneres sime.

-Ti ke thënë që ke hyrë në Big Brother për të sistemuar lidhjen tënde me Vivin realisht çfarë ndodhi?

-Ishte një mundësi për të dyja ne për ti dhënë një shans të dytë lidhjes që kemi patur edhe pse ishte interesante dhe intensive si eksperiencë, mendoj që përfundimi na coi në pikën e nisjes.

-Të gjithë pyesin po ajo Vivi “flet” se gjatë shtëpisë nuk ka shkëmbyer një fjalë?

-Ju siguroj që Vivi flet dhe jam shumë e lumtur dhe privilegjuar që në momentin kur ndan mendimet dhe opinionet e saj unë jam ndër të parët njerëz që kam kënaqësinë ta dëgjoj.

 -Kur ishe brenda shtëpisë rrëfeve edhe një problem tjetër tëndin, varësinë ndaj drogës, si mendon se do zgjidhet kjo pjesë?

-Dua t’iu korrigjoj pasi në asnjë moment gjatë qëndrimit në shtëpi nuk kam përmendur asnjë lloj varësie ndaj drogërave ose substancave të tjera. Nuk ka asgjë për tu zgjidhur pasi siç e përmenda dhe më parë nuk mund të zgjidhësh një problem inekzistent.

-Mendon se dhe maksimumin tënd për kohën e qëndrimit tënd brenda shtëpisë së Big Brother?

-Patjetër, ka gjithmonë vend për të dhënë më shumë, sidomos për një person me karakterin tim por besoj në situatat që jam ndodhur brenda shtëpisë jam munduar të bëj më të mirën.

 

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Albatriti dhe Egzona bëhen prindër të një vajze

Next Post

Dr. Senera Hoxha: Të bësh operacion plastik si VIPA-t

Advertisement