Këngëtari i njohur Albatrit Muçiqi pak ditë më parë është bërë baba i një vajze. Bashkëshortja e tij Egzona ka sjellë një jetë fëmijën e tyre të parë, vajzën të cilën e kanë pagëzuar me ermin Amelia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili ka publikuar edhe një fotografi nga salla e lindjes. “Mire se erdhe ne jete vajza jonë Amelia. Falënderimi i takon vetëm Allahut”, ka shkruar këngëtari. Albatriti dhe Egzona e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në nëntor të vitit të kaluar. Vajzës Amelia i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *