Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E kam prej prostatës?

Përshëndetje doktor. Jam një burrë 68 vjeçar, para 2 vjetësh jam operuar nga prostata sepse kisha vështirësi në urinim. Operacioni u bë i hapur ngaqë prostata ishte e madhe, në eko prostata dilte rreth 150 gramë. Pas operacionit nuk kam më vështirësi në urinim por ndodh komplet e kundërta, nuk e mbaj dot urinën. Urina më rrjedh pika pika dhe detyrohem të mbaj pampers dhe më vjen zor të dal nga shtëpia. Në fillim, mjeku që më operoi më thoshte që këto gjëra ndodhin shpeshherë por me kalimin e muajve do rregullohet, më tha të prisja 6 muaj. Asgjë nuk u përmirësua, urina vetëm rridhte pa pushim. Mjeku pastaj nuk më dha një zgjidhje, më tha që të shpresojmë mos kalon avash avash. Doja t’ju pyesja doktor, a ka zgjidhje rasti im? E kuptoj që jam rast i vështirë, por edhe kështu nuk shtyhet jeta me pampers çdo ditë.

 

Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog, 0665558833:- Përshëndetje. Inkontinenca, ose vështirësia për të kontrolluar urinën, ndodh rrallë si në operacionet e mbyllura, ashtu edhe në operacionet e hapura të prostatës. Nëse në operacionet e mbyllura ndodh rreth 2-3 % të rasteve, te operacionet e hapura ndodh rreth 5 %. Ndodh kështu sepse mundësia për t’u dëmtuar sfinkteri (muskuli që shërben për mbajtjen e urinës) është më e madhe gjatë operacioneve të hapura. Problemi juaj sigurisht që ka zgjidhje. Nuk bëhet fjalë për zgjidhje me medikamente, por me kirurgji. Në këto raste, vendoset një unazë përreth kanalit të urinës e cila imiton punën e sfinkterit, duke bërë qe ju ta kontrolloni urinën. Ka 2 lloje unazash, njëra pa buton dhe tjetra me buton të cilin pacienti e aktivizon në çastin që shkon në tualet dhe e çaktivizon kur mbaron urinimin. Janë detaje teknike por për më shumë informacion, duhet t’ju vizitoj mëpar. Rëndësi ka të dini që është një problem i zgjidhshëm.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I kanë dalë dhëmbët shumë shpejt

Next Post

Bëhuni gati po vjen Liza Therese me “Take Me Away”

Advertisement