Në redaksinë tonë kanë ardhur disa pyetje

për kombinimim e veshjeve dhe ngjyrave apo aksesorëve me të cilat të përdoren.

Stilistja e mirënjohur Afërdita Shehi këshillon si do dukeshin akoma më bukur këto kombinime…!

– Nëse vesh rroba plastike (latex), dukesh gjithmonë vulgare?

– Jo medoemos; varet nga veshja që do të zgjidhni. Jemi dakord me faktin që kjo copë e lëmuar dhe me shkëlqim ka reputacion të keq dhe që shpesh, mendohet si një veshje integrale e tipit Cat woman (gruaja mace), të cilën mund ta veshësh vetëm për një mbrëmje me maska (edhe atëhere, si zor…).

Megjithatë, me disa veshje të caktuara, të përzgjedhura mirë, latex-i mund të duket bukur: Për shembull, një xhakavento e madhe latex-i me pantallona treçerekëshe, për një luk të viteve ’50, ose një fustan i shkurtër, si në figurë, që mund ta kombinosh me aksesorë rrok dhe këpucë me shollë të trashë.

– Bluzë e shkurtër dhe xhaketë shik… A janë kombinimi i duhur?

– Për të gjitha ato që ëndërronin fshehurazi të vishin bluzën e shkurtër pa guxuar ta bënin këtë nga frika se mos dukeshin si Rihana, pse të mos frymëzohen nga ky luk për të kombinuar bluzën e shkurtër me një xhaketë, duke u dukur kështu më shik? Aq më mirë nëse është me kopsa të ngjyrë floriri apo edhe me ngjyrë, për një luk pranveror. Kështu, mund të tregoni barkun, pa u dukur vulgare dhe bëni më moderne një veshje klasike (pantallona, xhaketë), me një bluzë moderne.

– Çfarë këpucësh duhen veshur me pantallonat treçerekëshe?

– Pantallonat treçerekëshe janë zgjedhja e duhur tani që koha ngrohet dhe bëhet më verore. Pyetja që i bëjmë shpesh vetes është: Çfarë këpucësh të vesh me to? Përpara syve kemi një pamje të mirë të mundësive të ndryshme: Skarpinat, çizmet me qafë të shkurtër, ose balerinat, janë zgjedhja më e mirë për këto lloj pantallonash. Preferenca jonë shkon sigurisht te skarpinat me majë, një aksesor i domosdoshëm, çizmeve i iku koha dhe  balerinat janë shumë sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *