Këndon prej shumë vitesh, është tejet e angazhuar dhe e pëlqyer. Ajo dallon nga këngëtaret e tjera, pasi ka zë, këndon bukur live dhe është origjinale. Dashurie Bilaj ndër vite ka sjellë para publikut këngë të bukura, por asnjëherë nuk është përpjekur që të bije shumë në sy, ndoshta sepse ajo është kudo nëpër mbrëmje muzikore. Këngëtarja ng Tepelna, por që këndon në Kosovë, Shqipëri e Diasporë, e ka pëlqyer muzikën që në fëmijëri. Dashurie Bilaj pak kohë më parë ka lansuar edhe videoklipin e fundit, atë të këngës “Sa t’jetë jeta”, ndërkaq së fundi ka fituar vendin e parë në festivalin “Top Fest Kosova” me këngën e saj “Saranda ime”, një këngë e bukur me motive nga jugu i Shqipërisë. Pos që këndon bukur edhe duket bukur, madje e quajnë “barbie” e skenës për shkak të linjave perfekte. Dikur “barbie” ishte Gili, e tash Dashuria.
Advertisement