Me origjinë nga Burreli por e rritur në Tiranë, pasion e ka pasur që e vogël muzikën derisa ka kultivuar gjithmonë atë popullore. Ana Tahiri, është 27 vjeçarja e cila po pushton skenën shqiptare më këngët e reja të cilat i ka lançuar së fundi.

Po rrugëton në botën e shoubiznesit duke bërë plane për këngë dhe projekte të reja ndërsa i fundit është në trio me Anacondën dhe Lil Ghetto kurse për muzikën dhe aranzhimin janë kujdesur Dj D Nice dhe AT. Projekti mban titullin ‘Shotgun’.

Një storie aksion ku tregon se jeta është luftë dhe se njerëzit duhet luftuar në jetë. Ndërsa Ana së shpejti sjell edhe projektet e reja me të cilat do të bombarojë skenën shqiptare.

Në vazhdim ju sjellim projektin e Anës.

https://youtu.be/MAaV-UXdYOQ

https://youtu.be/MdLu7ei5nSs

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *