Jm Elsa 23 vjeç, kam shumë dëshirë të bëj mollëzat por si fillim dua të informohem se si bëhet ky proçes, sa kohë zgjat, çfarë pasojash ka dhe sa kushton? Faleminderit
Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA instagram @kirurgjiplastike, facebook @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II, tel 00355686779875:- Përshëndetje e dashur. Për rimodelim të mollëzave ekzistojnë shumë mënyra. Njëra është implanti. Rimodelimi me anë të implantit është i përjetshëm. Prerjet për futjen e implantit bëhen nga brenda gojës dhe periudha e rikuperimit është rreth 7ditë pasi dieta do jetë e lëngshme transparente për tre ditë (lëng rrushi lëng kumbulle, lëng qershie etj) e lëngshme mat për tre ditë të tjera (qumësht, lëng pjeshke etj) dhe supë të “blinduar” në mixer për ditët në vazhdim deri sa të mbyllet plotësisht inçizioni. Teknika tjetër është me dhjamin tuaj e cila jep një rezultat shumë natyral dhe gjithashtu mban përgjithmonë. Ekziston dhe alternativa e mbushjes me acid hialuronik e cila është e përkohshme. Efekti zhduket në momentin që trupi e absorbon acidin hialuronik plotësisht. Për cilën teknik do vendoset duhet mëpar një konsultë dhe përcaktimi i tipareve tuaja për të bërë zgjedhjen e duhur. Për çmimet duhet të konsultohemi paraprakisht për sasinë dhe llojin e teknikës që do përdorim pasi variojnë.