Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam fobi errësirën!

 

Jeni shumë psikolog i mirë, Zoti ju ka dërguar për të çliruar shpirtra të trazuar, unë kam fobi errësirën, domethën nëse më lë vetëm në një dhomë që është e errët, unë nuk mund të rri dot , të paktën dua që të kem një person afër, përndryshe ndjej shumë frikë dhe më kujtohen disa filma horror që kam parë dhe tmerrohem, më ngelin në mëndje dhe pastaj ça s’mendoj, do çmëndem, do më ndodhi si në film. Më ndodh edhe ditën të mendoj po sikur të më ndodhi dhe mua ashtu e sikur të çmëndem.

 

Advertisement

 Prof. Jashar Demiri psikolog klinicist 0692255562: Nuk e di se sa vjeç je, por edhe unë që jam profesori i psikologjisë nuk do të mundesha të shihja disa filma  horror pa u drithëruar. Kam vajtur sa për të parë se ç’bëhet e ç’ndodh aty, pse shkojnë, çfarë pëlqejnë dhe ende nuk i shpjegoj dot të gjitha. Kam parë se ata që e shohin një film horror ndodh që ulërrijnë nga frika e megjithatë shkojnë përsëri. Çfarë kënaqësie ndjejnë, përse shkojnë përsëri? Këtë nuk di ta shpjegoj por di të them se vetë nuk do shkoja as për qëllime studimi sepse e quaj jo vetëm kohë të humbur, por edhe një bezdi. Unë në fakt mund të shoh çdo ditë filma horror, pa u trëmbur aspak, pasi di të jem ndaj filmit dhe “shikues” edhe indiferent, pra di të “përqëndroj” vetëm sytë e ta shpërqëndroj vëmëndjen, pra siç thotë populli “hap sytë e mbyll veshët”. Këtë gjë nuk e bëni dot lehtë ju të rinjtë, pasi ju nuk mund të mos përfliteni aty, përjashtuar ata si “tip-kriminelash” të cilët jo vetëm përfliten por duan edhe të jenë protagonist aty (pra veprues) e me siguri i bëjnë edhe grimasat në errësirë sikur do të duan të hanë, të shqyejnë apo të vrasin edhe ata me qejf një njeri. Më vjen tu them atyre kokën hëngshi ju që shkoni të shihni filma horror sepse po e bëni atë kursin e kriminelit në vënd që të mësoni një gjuhë të huaj apo të ushtroheni me sport ose edhe ndonjë profesion. Për ty i nderuar letërshkrues i cili paske parë disa filma horror dhe tani “dhitesh” në brekë është krejt ndryshe. E sheh sa bukur?! Tani ti ke frikë të rrish vetëm edhe në një dhomë pa një person të afërt se të janë “stampuar” në mëndje pamjet tmerruese të filmave. E di çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se ti nuk guxon as ti mendosh ato “skena” të tilla e jo më ti dëshirosh apo ti veprosh. Këtu gjen vënd parimi psikologjik se “ankthi” është një mësues i rreptë, por ama të mëson! Është si një lloj “mëshire” e Universit e cila të mbron ty, ashtu si një adoleshent të cilin e kap ankthi që në “provat” e para të përdorimit të drogës. As që bëhet fjalë  që ta linte drogën dikush (duhanin apo alkoolin) por kur e ka kapur paniku ashtu si të ka kapur edhe ty, me “vrap” ai vjen të më “raportojë” se e mori vendimin e rëndësishëm se tani e tremb edhe vetë fjala “drogë”. (Haha) populli thotë  për këto raste: “Mos i dëgjofsh nënës, por i dëgjofsh njerkës”. Por, çfarë ka ndodhur me ty i nderuar letërshkrues? Si erdhi e “keqja” nga ca filma “horror”?! Ajo çfarë ka ndodhur me ty nuk është asgjë me rrezik, vetëm se ti tani je trëmbur shumë dhe duke mos marrë informacionet e sakta mbi ankthin  tënd, ty të është prishur cilësia e jetës dhe po zhvillon fobi si p.sh Alienofobi (frikë nga çmënduria), Tanofobi (frikë nga vdekja e nga rreziqet) Pra asgjë me rrezik, sepse frikërat nuk të sjellin asgjë të dëmshme apo të rrezikshme, vetëm se ty të rëndon shumë kjo gjëndje pasi je futur në rrethin vicioz të ankthit e obsesioneve, i cili duhet “thyer” me psikoterapi. Ç’është ky rreth vicioz e si ka nisur e si po funksionon tek ti? Ja se si: Duke parë vazhdimisht filmat horror, tek ti është duke prodhuar shumë adrenalinë e cila konsiderohet si hormone (karburanti) i rrezikut. Meqënëse rrezik real nga filmat horror nuk ka, trupi nuk e djeg dot atë me veprimet si vrap, sulm apo përballje. Atëherë trupi e djeg atë duke shtuar rrahjet e zemrës ose duke konsumuar më shumë  oksigjen. Prandaj është e zakonshme që kur njerëzit janë të frikësuar ose jo pak në ankth të kenë rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje sipërfaqësore, trullosje, marrje mendsh, dhimbje gjoksi, djersitje, çrregullime të zorrëve, djegie të stomakut apo ndjenja të vjellit, mpirje ose therje të ndryshme apo ide direalizimi. Këto simptoma quhen ndjesi fizike normale, porsa truri vihet në alarm kot dhe çdo njeri duke u ndjerë kësisoj i trembur e konfuz, mëndja i vete te më të këqijat si “Po çmendem”, “Po vdes”, “Po humb kontrollin”, “Do të më bjerë të fikët”. Pas këtyre mendimeve si pasuese të simptomave (në rastin konkret normale), vijnë emocionet, shumica frikë, zemërim, siklet, depresion normal, turp, vetëfajësi si dhe ulje të vetëvlerësimit e merak se do të bëhet edhe më keq. E kështu zhvillohet rrethi vicioz: ndjesitë shtojnë vetë frikërat edhe emocionet dhe këto të fundit shtojnë më shumë ndjesitë, pra fort, fort edhe më fort! “Rrethi” ndonjëherë “trashet” aq shumë sa mundet që njeriu i “gjorë” por jo i rrezikshëm të përfundojë deri në urgjencë! Aty i bëjnë një qetësues tip lorozepami me sërum si dhe glukoz dhe u krijohet përshtypja sikur i sëmuri “mbijetoi. Kurse atij në fakt vetëm i rri truri në gjumë. Pastaj fillojnë keqpërshtatjet, si vizitat kot më kot nëpër doktorë, ikja nga ngacmimet e mëparshëm si ti nga filmat horror, shfaqja e sjelljeve të gabuara të sigurisë nga nuk shkojnë e çfarë nuk bëjnë klientët dhe vetëm në fund “trokasin” te psikologu, atje ku duhet të trokisnin që në fillim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

 A është i dëmshëm make-up i përditshëm për fytyrën?

Next Post

Dj Saka, një Dj internacional!

Advertisement