Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rudina Delia: Kush ka forcë e mundet…!

Rudina Delia, atraktive, elegante dhe paksa çapkëne në skenë, ndërsa mjaft e thjeshtë në jetën e përditshme. Është një nga këngëtaret që sa herë që realizon një këngë të re, vjen origjinale dhe spikat me tendencat e reja, jo vetëm në muzikë por edhe në performancë e forma fizike fantastike.Ajo ka filluar të këndojë që kur ishte e vogël dhe në ndërtimin e karrierës si artiste, e ka ndihmuar vullneti dhe pasioni për muzikën. Rudina është ndër këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera të skenës shqiptare. Me zërin e saj karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë dhe jo vetëm,  kudo ku shfaqet. Është një ndër të paktat artiste që theksin e vë tek puna dhe jo tek pamja fizike, edhe pse ajo është një bukuroshe e lindur…! “Jemi njësoj” është klipi I saj më I fundit dhe ajo priti që kënga të kishte gjtihçka që duhej për të qenë e plotësuar tërësisht.

 Fabjola Kuburi:- Rudinë, na ke munguar! Çfarë ka bërë Rudina jashtë asaj që reflekton ekrani? Na trego pak për klipin e ri… si erdhi në rezultatin përfundimtar, dhe pse prite kaq gjatë për ta sjellë për publikun?
Rudina Delia:- Ju kam munguar në video, mesa duket, se më keni pasur gjithnjë çdo fundjavë “live”. Ç’e doni ekranin? (qesh) Ç’është e vërteta, unë e kam parim që daljet e mija të jenë gjithnjë të kujdesura, në çdo aspekt. Ashtu si duhet, tek e fundit! Le të marr kohën që i takon! Kënga “Jemi njësoj”, në bashkëpunim me “Tullproductions”, muzikën time dhe tekst të Klodian Kojashit, pati një hark kohor më shumë se të mjaftueshëm! Por, duke qenë se nuk preferova nxitimin, prita që kënga të kishte gjithçka që duhej, për të qenë e plotësuar tërësisht! E mendoj se ia vlejti, apo jo?

Në përgjithësi, këngët ngjajnë me njëra-tjetrën. Klipet, po ashtu! Çfarë beson se ke bërë ndryshe në këtë këngë? Diçka që s’e kanë bërë të tjerët…?
– Këngët nuk kanë për detyrë të ngjajnë me njëra-tjetrën, përkundrazi! Duhet të jenë unike, sikur dhe artisti është me formimin dhe jetën unike që ka. Puna është që kur fillon e nuk ekziston më një larmi creative nga krijues të ndryshëm në muzikë, ndjekja e një modeli të vetëm, ndjekur në ritme, tekste dhe look, ndodh fenomeni i ngjashmërisë, që bota jashtë e refuzon për industrinë muzikore! Por ne, nuk kemi një treg dhe menaxhime të rangut botëror. Mbase rregullat e botës duam t’ua vendosim artistëve, por s’ua japim kurrë dot të merituarën apo lirinë e të zgjedhurit, pasi Shqipëria kaq ka e mban. Kështu që, merret me muzikë kush ka forcën e mundet. “Ndryshe” fillon atëherë kur je vetja. Nuk ka shpikje, as receta!
Ndërkohë që ti sjell klipe në treg, ke qenë pjesëmarrëse në festivale. Çfarë bën kur nuk merresh me to?

Advertisement

rudina-delia-foto-3 rudina-delia-foto– Kur nuk merrem me muzikë 24 orë? Shijoj jetën në të përditshmen e saj.

Kur ke qenë gati, ose e ke ndjerë veten gati të bëhesh personazh publik?
– Kam qenë gjithmonë gati me muzikën. Të qenurit publik nuk është cilësi. Ajo vjen vetë si rrjedhojë. S’e gjen dot fiks momentin kur dhe ku.

Kush nga femrat shqiptare që kanë bërë emër të pëlqen?
– Femra shqiptare të bukura që kanë bërë emër ka shumë, sa nuk veçoj dot! Te artistet, po që ndryshon puna!
Me kë mendon se ke ngjashmëri në stilin e të interpretuarit apo nuk do të kesh ngjashmëri me askënd?
– Mendoj se s’kam ngjashmëri, e këtë ma kanë thënë në kohë njerëz që merren me art. Mbase dhe për këtë, e ruaj me fanatizëm punën e të ngjashmes.

Nëse do ishe në një skenë me një këngëtar/e të skenave botërore, çfarë do kishte ndodhur në skenë?
– Nëse do isha në skenë me një këngëtar/e të skenave botërore duke kënduar, do të thotë që do më ketë mbërritur fati në derë, e ti faleminderit që ma ndjell! (qesh)
Një bashkëpunim me kë këngëtar do ishte me vlerë?
– Mjafton të jetë një artist i mirëfilltë, e çdo gjë do merrte vlerë.
Çfarë të josh më tepër nga bota e spektaklit?
– Vëmendja që të duhet për t’u përçuar e për t’u dashur masivisht nga publiku.
Do doje të ndryshoje diçka në pamjen tënde?

Akoma jo. Do t’i mbaj flokët e gjatë e të palyer dhe për pak. Aty jam tunduar, me raste.
Po në karakterin tënd, çfarë nuk të pëlqen?
– Edhe nëse ka diçka që mund ta mendoj si minus, ka plusin e vetë nga pas! Ndaj, jam mirë kështu si jam. Në kohë, karakteret gdhenden vetvetiu, gjithnjë e më mire!
– Në thelb, ti bën muzikë për veten, apo për të tjerët?
– Në thelb, edhe nëna e lind foshnjen për vete, apo për të tjerët? Ashtu është dhe për krijuesit në art. Nuk kanë detyrë përcaktim të bëjnë gjëra jashtë vetes.
– Ç’mendon për skandalet që shoqërojnë këngëtaret në përgjithësi?
– Çdokush është i lirë të bëjë ç’të dojë me jetën e veten e tij! S’më takon mua të mendoj për ta.
Për çfarë mendon më shumë një këngëtare si Rudina?
– Të jetojë e  lumtur!
Sa herë e shikon veten në pasqyrë?
– Nuk i kam numëruar. Mjaftueshëm, besoj.
Ëndërron vetëm në gjumë, apo dhe me sy hapur?
– Varet!(Qesh)
Kujt ia tregon gjërat e tua?
– Nuk jam natyrë që hapem. Gjërat e mija mbeten të mijat. I ruaj! Por, te njerëzit që më krijojnë besueshmëri, e mbi të gjitha respekt, gjendem rehatshëm.
Thjesht duke të të parë në klipet e tua, më jep përshtypjen e një vajze të guximshme dhe të fortë. Çfarë tjetër të karakterizon?
– Faleminderit! Nëse do t’i rreshtoja, s’do më pëlqente vetja fare. Lëri pa i thënë! (qesh)
Çfarë tjetër duhet të dimë për ty?
– Asgjë më shumë nga sa thashë.
Pas disa vitesh në skenë, personazhet e njohur zakonisht vendosin të hapin biznesin e tyre. Cili do ishte biznesi yt?
– S’e kam menduar, por besoj se do ishte diçka që përfshin të bukurën.
Thonë që jeta e këngëtareve është shumë qejf! E tillë është dhe jeta jote?
– S’e di kush e thotë që këngëtaret bëjnë veç qejf, pa lodhje pune. Por për vete, pa frikë them që jetën time e kam me qejf. Ndaj, qejf është, me të gjitha bashkë!
Të ardhmes, çfarë do t’i kërkoje?
– Që e ardhmja të vazhdojë me mundësi, fat e buzëqeshje!

 

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kali i Trojës dhe reforma në drejtësi Nga Agron Berdaj

Next Post

Cubi Metka: Në fund gjithçka është shaka...!

Advertisement