E bukur, sensuale dhe mbi të gjitha e talentuar, Ariana apo siç e thërrasin në muzikë Ari Blue, di të shkëlqejë kudo ku prezantohet. Kjo ndodhi edhe në spektaklin e radhës në Kosovë, “Zhurma Show 12” ku Ari, pati një impakt të mrekullueshëm tek publiku por edhe tek personazhet e tjerë që ishin pjesë e këtij spektakli. “A jena a s’jena” është kënga e saj më e fundit dhe siç është edhe trendy i momentit, në qendër ka dashurinë e dy të rinjve që shprehin komunikim dhe raportin mes tyre. Ari, suksese dhe sa më shumë prurje me nivel!
Fabjola Kuburi:- Ari apo Ariana, si pëlqen të të thërasin?
Ari Blue:- Ari është emri im artisktik që është shkurtesë e emrit tim dhe me të jam paraqitur në skenën muzikore. Megjithatë nuk me pengon të më thërrasin edhe me emrin e plotë Ariana.
– Ta nisim me edicionin e fundit “Zhurma Show 12”, tek i cili, vërtet shkëlqeve. Na trego pak më shumë rreth këtij spektakli?
– E kam ndjekur këtë show kur kam pasur mundësi dhe mendoj se është një spektakël që ka për qëllim të promovojë dhe vlerësoj punën e krijuesve. Prandaj edhe unë vendosa të jem pjesë e tij dhe mund të them se kisha sukses.
– “A jena a s’jena”” është titulli i këngës tënde më të fundit, çfarë ke dashur të përçosh tek publiku, përmes kësaj kënge?
– Në fakt, çfarë do të mund të kuptojmë tjetër përmes kësaj kënge?! Mendoj që teksti i këngës është komunikim i zakonshëm mes të rinjve edhe të dashuruarve dhe mendoj se në mënyrë më spontane shpreh komunikimin në raportet që përmenda më lart. Besoj që edhe nga publiku, kështu kuptohet.
– Rrugëtimi yt në rrugën e këngës deri tani, mund të themi që ka qenë relativisht i suksesshëm. Për çfarë je më shumë krenare?
– E para, mendoj se rrugëtimi im në këtë fushë sapo ka nisur, pavarësisht se kam realizuar 3 këngë dhe më mbetet shumë punë për të arritur aty ku synon një artiste e mirëfilltë. Jam krenare me suksesin dhe bashkëpunëtorët me të cilët kam arritur deri këtu.
– A mendon se ka një formulë që garanton suksesin e plotë, në muzikë?
– Mendoj se formula që garanton suksesin e sigurt është puna profesionale dhe origjinaliteti, pra krijimi i një stili që indentifikon artistin në mënyrë të veçantë.
– Kënga, është ajo që Ari di të bëjë më mirë?
– Me këngën ndihem më mirë, por nuk është i vetmi angazhim që kam pasur deri tani. Përveç shkollimit bazik, kam vazhduar shkollën profesionale të stolatologjisë në Gjermani. Tani për tani kënga është kryesore.
– Çfarë ka ndikuar në formimin e karakterit të Arit?
– Në aspektin artistik mendoj se kam trashëguar nga familja, ngase edhe mamaja ime ka qenë këngëtare e muzikës popullore. Ndërsa në aspektet tjera, kuptohet në karakter ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm.
– Ti ke një stil tëndin në veshje, që herët e para që je prezantuar për publikun tënd. Duke u quajtur “in” gjithë kohës, e ndjen ndonjëherë këtë si një tjetër përgjegjësi që të kanë ngarkuar, ndoshta edhe pa dashje?
– Stili i veshjes është zgjedhje personale, përveç në rastet kur për këtë vendosin profesionistët për shkak të punës. Mirëpo, pa dashur të injoroj ndikimin që pamja e një artisti, synimi im është që te publiku të mbahem mend për zërin dhe këngën si tërësi.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)