Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Gentjana Gjergji: Aty gjej ngrohtësinë
Roland Gjergji: Kur me duartroket publiku
Poezi

Roland Gjergji: Kur me duartroket publiku

Muzika popullore është tabani i muzikës shqiptare dhe si e tillë lëvrohet shumë nga artistët shqiptarë. Roland Gjergji, vjen nga një familje me tradita muzikore, ai bën muzikë por edhe këndon, ai me talenti krijon dhe orkestron muzikë për këngëtarët, ku dora e tij ndihet në çdo melodi dhe notë që ata përcjellin tek publiku. Ai është shumë i apasionuar pas instrumentit që përfaqësohet, organos dhe tregon që ka marrë leksione pianoje, për të perfeksionuar instrumentin e dëshiruar prej tij, organon. Sot ai është një ndër instrumentistët më të kërkuar dhe më të pëlqyer, falë punës dhe vullnetit të tij!
– Roland, përshëndetje, dhe mirëseerdhe në faqet e gazetës sonë! Na bëj një prezantim kronologjik të njohjes tënde me muzikën në përgjithësi, dhe atë popullore në veçanti. Ku po punon aktualisht?
– Përshëndetje! Ju falenderoj për intervistën. E kam nisur muzikën që i vogël, fillimisht si një dëshirë fëmijënore, por pastaj, me ndihmën e babait dhe motrës sime, respektivisht Rrok dhe Gentjana Gjergji, që janë këngëtarë prej vitesh, ajo u bë pjesë e pandarë imja! Fillimisht duke kënduar ndonjë këngë, pastaj duke luajtur pjesë të shkurtra në piano. Pas njëfarë kohe, fillova të merrja leksione pianoje, ku për disa vite me rradhë mësova në mënyrë profesionale këtë instrument. Pas përfundimit me sukses të studimeve për piano, fillova të angazhohesha në gëzime familjare, festa dhe mbrëmje të ndryshme, të cilat vazhdojnë edhe tani. Përveç profesionit tim si muzikant, tani jam dhe menaxher i motrës sime në karrierën e saj.
– Sa i lidhur je me instrumentin, nëpërmjet të cilit përfaqësohesh, organos? Pse pikërisht ky instrument, dhe jo një tjetër?
– Të them të drejtën, jam shumë i lidhur! E zgjodha këtë instrument për dy arsye. E para, për ëmbëlsinë që përcjell te publiku me anë të tingujve, dhe e dyta, që të jem afër babait dhe motrës sime.
– Me cilën nga punët e tua, pjesë që ke orkestruar apo realizuar, ndihesh më i lidhur?
– Çdo pjesë që realizohet, ka bukurinë e saj, por më të veçanta janë ato që publiku m’i komplimenton dhe duartroket më shumë.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gentjana Gjergji: Aty gjej ngrohtësinë

Next Post

Poezi

Advertisement