Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Valer Kolnikaj nga burgu i Reçit: Të burgosurit fansat e mi, do kthehem në ekran


Valer Kolnikaj njihet si ndër personazhet publike më pikantë shqiptare ku prej kohësh mban edhe postin e mjekut. Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i pasdites” ai ka treguar situatën në burgun e Reçit aty ku është përgjegjës mjekësor.
“Të burgosurit mbahen si të guximshëm, por covid-19 i ka bërë të jenë më të kujdesshëm se kurrë. Kanë qenë shumë bashkëpunues. Në burg personazhet televizivë njihen më mirë se kudo tjetër. Janë të lidhur shumë ngushtë me ne që dalim në ekran, na ndjekin vazhdimisht. Tingëllon e çuditshme por janë njerëz shumë të mirë. Ka vlera dhe mirësi shumë.Ishin fansat e mi që nga nismat e para në shoëbizz. Ose u dukem si tip i ngjashëm se jam i guximshëm, pa limite. Gjejnë pak nga vetja e tyre. Kanë shumë përzemërsi,” u shpreh Valer Kolnikaj.
Sa i përket situatës së krijuar nga emergjenca Covid-19, Valeri ndau edhe frikën e tij më të madhe, atë për familjen e tij.
“Unë mendoj ç’taksirat kanë dy fëmijët e mi të vegjël, të infektohen nga prindi që punon gjithë kohës në shëndet. Të vret shumë… Çdo mjek, që janë më shumë në shërbim të të tjerëve sesa të njerëzve të tij, ndihen në faj shumë ndaj fëmijëve, bashkëshortes apo prindërve. Të fundit kujtohemi për ata.”
Sa i takon kthimit në ekran, Valeri u shpreh se shumë shpejt do ta shikojmë sërish në një format televiziv.
“…do kthehem në ekran. Me shumë siguri, dhe në të dua unë ta lë ekranin nuk më le ai asnjëherë. Ekrani ka nevojë për njerëz të guximshëm dhe aventurierë.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fëmijët nuk e lënë, këngëtarja shqiptare rrëfen pse u shkëput nga muzika...!

Next Post

Artisti Magrib Muçiqi gëzim ne familje, feston ditëlindjen e vajzave

Advertisement