Dëshira dhe pasioni për të kënduar, e kanë lidhur fort Gentjanën me muzikën që kur ishte fëmijë dhe vazhdon edhe sot me mbështetjen e babait të saj, Rrok Gjergji, ajo mundi t’i hyjë botës së muzikës me synimin për ta bërë primare në jetën e saj. Gentjana Gjergji, ka në plan realizimin e një klipi të ri, pas atyre që ka publikuar deri tani, ndoshta një bashkëpunim me një këngëtar të muzikës popullore por për momentin ajo nuk do tëzbulojë më shumë. Atëherë, në pritje të klipit të saj, intervista…!
– Përshëndetje Gentjana, kur e ke zbuluar talentin tënd në muzikë?
– Kam qenë në klasë të dytë fillore, kur kam kënduar për herë të parë “live” me orkestër, në një gëzim familjar. Unë kam pasur fatin që im atë, Rrok Gjergji, ishte këngëtar. Teksa ai këndonte dhe mësonte ndonjë këngë, i vihesha pas për ta mësuar dhe unë. Kudo që ai performonte, më merrte me vete, sepse ai i pari e spikati talentin tim për të kënduar. Im atë ka qenë shtysa dhe mbështetja ime kryesore për të hyrë në botën e muzikës. Pastaj, duke u rritur unë, rritej dhe dëshira për të kënduar. Kështu, hap pas hapi, me babain tim mësova 1,10, 50,100 këngë e kështu me rradhë…! Çdo ditë e më shumë rritesha profesionalisht! Sot kam grupin tim muzikor që përbëhet nga unë, babai, dhe më e bukura, prania e vëllait tim si muzikant në piano/organo, Roland Gjergji, i cili njëkohësisht është dhe menaxheri im.
– A je e lumtur për çka ke arritur deri tani?
– Unë jam shumë kërkuese dhe nuk dua të ndalem me kaq. Deri tani jam e lumtur që në çdo event që shkoj, kam afër familjen time dhe shumë miq që më respektojnë e vlerësojnë talentin tim, e ky është një privilegj që jo çdokush e ka!
– Si e mendoje botën e muzikës, dhe sa ndryshe është nga ajo që ke ëndërruar?
– Në fillim, e shihja si një ëndërr që mezi prisja ta realizoja, por tani kam 14 vite që këndoj në gëzime të ndryshme familjare, festivale e mbrëmje festive. Është bukur dhe njëkohësisht shumë e vështirë. Ndikojnë pagjumësia, lodhja dhe stresi, veçanërisht në sezonin e verës. Ndonjëherë them me vete “Nuk mundem më” por sapo çlodhem, filloj përsëri, sepse unë nuk mund ta imagjinoj veten pa muzikë.
– Na trego pak për këngën tënde më të re…!
– Kënga ime, realizuar së fundmi, titullohet “Nusja jonë”. Është një bashkëpunim që erdhi krejt natyrshëm me tim atë. Duke qenë se më së shumti jemi të pranishëm në gëzime familjare, vendosëm të realizonim këtë këngë që përcjell magjinë dhe harenë që dasma sjell.
– Si u realizua ky klip? Kujt ia ke besuar? Apo idetë ishin krejtësisht të tuat?
– Idetë ishin të përbashkëta, të gjithë grupit në tërësi.
– Cila ka qenë skena më e bukur e këtij klipi?
– Momente të bukura ka pasur plot. Do veçoja hyrjen e nuses tek porta, që e kemi shoqëruar me duartrokitje dhe duke kënduar “live”.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *