Pak ditë pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës, u zbulua edhe ekipi drejtues për eventin muzikor të fundvitit.

Emra të njohur të muzikës dhe artit do të bëhen bashkë për të vijuar tradidën e përvitshme, për të sjellë një festival dinjitoz dhe me standard të lartë.

Por në disa media u publikua edhe lajmi se këngëtaret Kejsi Tola dhe Samanta Karavella heqin dorë nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës në RTSH! Pak pasi emrat u bënë publikë, dy këngëtaret morën këtë vendim të papritur. Fillimisht, është mësuar se Kejsi është tërhequr nga konkurrimi në Festivalin e Fundvitit në RTSH, por pa zbuluar arsyet e këtij vendimi.

Nga Kejsi nuk ka ende një njoftim publik për lajmin e shpërndarë në disa portale gjatë orëve të fundit.

Megjithatë, në faqen zyrtare të RTSH-së, krahas lajmeve nga festivali, është ripublikuar edhe lista e këngëve pjesëmarrëse, mes të cilave është edhe Kejsi Tola me këngën “Vallëzoj me dritën”, ndërsa Samanta nuk figuron në këtë listë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *