Dhoma gjumit e fëmijëve është një nga këndët e shtëpisë ku është shumë e vështirë të luash me ngjyra. Fëmijët duan të kenë dhoma të ndritshme, me ngjyra pak të theksuara dhe lyer mundesisht në mënyrë uniforme. Përdorimi i ngjyrave shumë të theksuara në një dhomë fëmijësh është e gabuar pasi i nxit ata për të qënë agresiv. Ju duhet të përdorni ngjyra që fëmijët tuaj të ndihen të gjallë dhe energjik gjatë ditës dhe ndërkohë të relaksohen gjatë natës. Përvecse ngjyrave energjike mos harroni gjithmonë mund të përdorni të bardhën dhe theksime të grisë pasi këto i japian një tjetër dimension dhomës. Ç’ështja qëndron në gjetjen e ngjyrës e cila i përshtatet sa më shumë personalitetit të fëmijës suaj dhe mos ngurroni të pyesni edhe fëmijën tuaj për ngjyrën e dhomës pasi kjo i rrit besimin në vetvete. Po ju jap disa këshila për ngjyrat që duhet të përdorni:
-Roza është një nga ngjyrat më të zakonshme që njerezit mendojnë kur duan të lyejnë dhomat e vajzave. Gjithashtu mund të përdoret edhe për vajzat më të mëdha në moshë. Kjo lloj ngjyre krijon shumë dritë në dhomë dhe kombinohet shumë mirë me ngjyrat e tjera si portokallia, bluja, e bardha etj.
-E kuqja është një nga ngjyrat që mund të jetë plotësisht e gabuar dhe plotësisht e duhura për dhomën e fëmijëve tuaj. Nëse e kuqja është shumë e ndezur ajo mund të jetë mbytëse. Por një e kuqe e errët kombinuar me tapiceri ngjyrë të bardhë, kafe të hapur si dhe me një shumëllojshmëri lodrash e pikturash në mur mund të jetë shumë nxitëse.
-Ngjyrat e buta janë perfekte për dhomat e fëmijëve shumë të vegjël, sidomos përsa i përket periudhës së gjumit. Ngjyrat e pastelit gjithashtu janë shumë të përshtatshme dhe në të njëjtën kohë krijojnë një harmoni me ngjyrën e hapur të mobiljeve.
-Ngjyra portokalli është perfekte për femijët nën moshë 14 vjec. Eshtë një ngjyrë që të kënaq syrin dhe mund të përdoret si për meshkujt ashtu edhe për femrat. E kombinuar me ngjyrën gri, të bardhën dhe detaje të zeza, kjo ngjyrë nuk bëhet shqetësuese. Në të njëjtën kohë kombinohet shumë mirë me nuanca te blusë.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)