Adelina Muça është një nga aktoret më të dashura të publikut shqiptar, e famshme për rolin e saj në serialin “Familja Kuqezi”. 

Duke shpjeguar bukurinë e profesionit, Adelina ndau edhe disa siklete familjare që ndonjëherë shkakton. 

Vajza e vogël është ajo që e kritikon mamin ndonjëherë për skenat, që asaj i duken disi të çuditshme: 

“Ka pasur raste kur dhe më ka drejtuar gishtin. Problematika më e madhe ishte një episod, vajta në shtëpi dhe tha:

“E pashë atë episodin e radhës. Shumë mirë ishte, po unë nuk e kuptoj çdo të thotë të përqafosh (se nuk thoshte dot puth) dikë tjetër përveç babit. Ajo nuk më pëlqeu dhe aq shumë. Megjithatë, uroj të mos ndodhi herë tjetër.”- rrëfen Adelina.

Kujtojmë se aktorja është bashkëshortja e regjisorit Hervin Çuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *