-Gëzim,  si lindi kënga të ty?

Gëzim Suti(Zefi)- E kam pasur ëndërr që kur isha i vogel pastaj e kemi edhe si trashëgimi. Ka kënduar gjyshi, babai e kështu tek unë, e shpresoj edhe tek djali im i vogël.

– Emocionet të japin nxitje për të kënduar apo kënga të jep emocion?

– Kënga më jep emocion, më jep atë që të gjithë do donin të ndienin, mirësinë dhe kënaqësinë e shpirtit.

– Çfarë do të thotë për ty te jesh këngëtar?

– Do të thotë që është pasion i shpirtit tim, është përmbushja e jetës time.

– Na përmend disa nga këngët e tua më të suksesshme?

– Për mua të gjitha këngët që kam realizuar janë shumë të bukura por do veçoja disa prej tyre që janë pritur jashtë mase mirë nga publiku “Jam krenar për ty Malsi”

“Zemra e Nanës”, “O Zot Faleminderit”, “Jetoj për ty”, “E ban Zoti mirë”,”Si ke zemrën ta bën Zoti”

“Me Ty m’gzohet zemra”,  e shumë të tjera…!

– A mendon se ke gjetur pritjen e duhur nga publiku?

– Po, më presin dhe më kanë pritur shumë shumë mirë. Kudo ku kam qenë i ftuar, në koncerte apo evente të ndryshme, gëzime familjare, më kanë pritur jashtëzakonsiht mirë.

– Si e përshkruan veten ti, në tregun muzikor shqiptar?

– Jam vetvetja, thjesht vetvetja, ky kam dashur të jem dhe ky jam.

– Ku e shikon veten pas 10 vjetësh?

– Aty ku ta ketë shkruar Zoti, aty ku kam ëndrrën, me muzikën gjithmonë pranë meje.

– A ka rregulla të caktuara për të pasur sukses në art?

– Rregullat i vendos vetë artisti se çfare roli do të zgjedhë në atë ç’ka kërkon, nuk është se  ka ndonjë lloj vështirësie.

– A mund të thuash që 2017 edhe pse jemi vetëm në mes të vitit, është një vit i suksesshëm për ty?

– Po, po, ky vit vërtet ka qenë i suksesshëm për mua, shpresoj të jetë kështu deri në fund të tij.

-Sa koncerte ke realizuar deri tani?

– Kam realizuar rreth 40 koncerte në Europë deri tani që në 2010 kur kam nisur edhe t’i përkushtohem muzikës dhe të them të vërtetën jam shumë i kënaqur.

– Thuhet që njeriu është pjesë e këngës, si mund të jetë një gjë e tillë?

– Me anë të këngës ti shpreh atë që ndjen ose atë që shikon tek të tjerët dhe e pasqyron në vargje dhe melodi.

– Nëse për një arsye të fortë do të duhej të lije këngën, do ta bëje?

– Nëse do ishte për ndonjë arsye të fortë,  të jashtëzakonshme më saktë, ndoshta. Për arsye të tjera jo, sepse muzikën e kam jetë, e kam motiv për të ecur përpara.

– A është familja është pika jote e dobët?

–  Sigurisht që po, familja është pika ime e dobët por edhe ajo e fortë. Kam patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga familja ime për të ndjekur dhe realizuar ëndrrën time. Falendërimet për ata janë pa fund.

– Kush të ka mbështetur gjatë këtyre viteve?

– Nuk mund të lë pa përmendur tre miq të mij, që më kanë dhënë edhe shtysë edhe më kanë mbështetur në rrugën time,Vladimir Gjinaj, Shkëlzen Delija dhe Vitor Kola.

– Të është dashur të sakrifikosh për muzikën?

– Vetëm kohë dhe vullnet. Ia ka vlejtur 100%.

–  Ke realizuar shumë deri tani, a të ka ngelur diçka që ende e ke në synim por që se ke arritur?

– Kam ende synime për të arritur, kam ende shumë rrugë për të bërë. Deri tani jam i kënaqur sepse ato që kam synuar i kam realizuar. Shpresoj që të njëjtën gjë të arrij edhe në të ardhmen.

– Ti ecën me plane afatshkurtra apo afat gjata?

– Varet, bëj edhe plane afatshkurtra dhe afatgjata. Duhen të dyja edhe pse afatgjatat nuk para realizohen.(Buzëqesh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *