Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Presidenti i F.K. Kukësit: I dua të treja

Presidenti i F.K. Kukësit, Safet Gjici është padyshim ndër njerëzit më të suksesshëm të futbollit në Shqipëri. Numri një i klubit verilindor ka arritur që të ndërtojë një “perandori”, pasi e ka marrë skuadrën e Kukësit nga hiçi për ta ngritur drejt niveleve më të larta futbollistike. Presidenti ka arritur të bëjë një ekip që të luftojë për titullin kampion dhe të jetë pjesëmarrës i rregullt në Kupat e Europës. Por jo vetëm kaq, ai ka ndërtuar edhe ekipin B dhe një akademi të rregullt me të gjitha grupmoshat që duhet të ketë një skuadër. Viti i kaluar ishte mjaft i suksesshëm për klubin, pasi skuadra e parë fitoi Kupën e Republikës. Ekipi B doli kampion i Kategorisë së tretë dhe ekipet U-17 dhe U-19 u shpallën kampione në kategoritë e tyre. Ndërsa fillimi i këtij sezoni ësht po aq i mirë, pasi ka arritur             që të fitojë Superkupën e Shqipërisë, ndaj Skënderbeut të Korçës, në një ndeshje të përfunduar me rezultatin 3-1. Natyrisht Gjici është i lumtur për këtë sukses. Kjo duket qartë gjatë intervistës. Por ai nuk kënaqet asnjëherë. Në këtë intervistë, Safet Gjici tregon planet për të ardhmen dhe objektivat që Kukësi i tij ka për këtë sezon.

– Përshëndetje president. Sot keni fituar Superkupën e Shqipërisë. A mund të na përshkruani paksa emocionet e kësaj ndeshjeje?

– Janë emocione shumë të mëdha, pasi fituam trofeun e dytë në histori dhe e filluam sezonin me këmbën e mbarë. Mendoj se ishte një start që na jep forcë për të vazhduar përpara, por nuk duhet të kalojmë aspak në eufori, pasi kemi shumë punë për të bërë.

Advertisement

– Si ju duk skuadra e këtij sezoni?

– Ekipi më dha shenja pozitive dhe kjo më bën të ndihem mirë. Fituam një ndeshje të rëndësishme, por kemi ende shumë punë për të bërë. Dua që të jemi më të mirët dhe këtë e arrijmë vetëm në se punojmë shumë.  Kemi pika të forta, ashtu si kemi edhe probleme në pjesë të tjera. Por gjithsesi, kam besim te ky ekip.

– A besonit se do të arrinit suksesin?

– E besoja dhe këtë ja kam shprehur edhe djemve kur shkova për t‘i takuar përpara ndeshjes.  Më vjen mirë që tashmë po krijojmë një petk kampioni. Ky është trofeu i dytë dhe në duam të vazhdojmë me më të rëndësishmin tashmë.

– Keni qenë edhe në Maqedoni, për fazën përgatitore. Si e përballoi ekipin fazën atje?

Skuadra ishte në Ohër për fazën përgatitore dhe ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore. Ekipi nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka u përgatit për finalen e Superkupës. U ndoqa nga afër takimin ndaj Strugës. Ishte një miqësore dhe nuk shpenzuam të gjitha energjitë tona, pasi kishim frikë nga ndonjë dëmtim i mundshëm, por më vjen mirë që faza përgatitore i dha frytet e saj.

Ndeshjen e parë e keni me Vllazninë në Shkodër?

Kampionati ynë nis me transfertë dhe përballë Vllaznisë në Shkodër. Kemi fat që të luajmë në një stadium të ri dhe mjaft të bukur. Shpresojmë ta nisim mbarë.

– A është ky viti që më në fund do të arrihet ëndrra e madhe?

– Të shpresojmë. Fitimi i kampionatit është objektivi ynë dhe i kemi gjërat e qarta. Duam që të arrijmë fitoren e më të rëndësishëm të sezonit. Këtë ia kam komunikuar edhe stafit dhe futbollistëve duke i dhënë mbështetjen maksimale i kam kërkuar që të mundohem që të fitojnë kampionatin.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kanë lënë gjysmën e pronës pa regjistruar!

Next Post

Një zë brilant si Luziana Tahiri

Advertisement