Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Insektet që pickojnë njeriun
Pse nje burrë tregohet i largët?
POEZI

Pse nje burrë tregohet i largët?

Sipas historianëve, hera e parë që një grua ia ka bërë këtë pyetje partnerit të saj ka qenë rreth vitit 500 p.e.s. Më pas ajo është bërë e zakonshme në bisedat mes çiftit. Por, pse një burrë tregohet i largët? Ka frikë nga angazhimi? Si ta kuptoj që çiftit tim i ka ardhur fundi? Përgjigjen e gjeni më poshtë.

 

Një djalë i largët në fillim të lidhjes

Advertisement

  1. Ai nuk do lidhje serioze

Ai që sillet kështu është shpesh, në thelb të tij, një djalë i sjellshëm dhe i urtë, nga ata që nuk guxojnë të shkaktojnë konflikte, nga frika se mos lëndojnë dikë. Atëherë ai tërhiqet duke krijuar distancë dhe duke shpresuar që ta kuptoni vetë: Ai ju vlerëson, kalon momente të bukura me ju, por nuk do të angazhohet në një lidhje serioze! Nëse ju i shfaqni dëshirën për një të ardhme së bashku, ai, tërhiqet duke krijuar distancë. Kjo është mënyra e tij për t’ju thënë se ju vlerëson…por lidhja nuk do të evoluojë.

  1. Ai ju mban si plan rezervë

Ai ishte shumë i lidhur me ju, duke ju thënë me bollëk fjalë të ëmbla. Më vonë, bisedat  e gjata u transformuan në tema bazike, me një fjalë, të vakëta: “Mirëdita, si e kalove fundjavën?”. Kur ju mendoni se lidhja ka marrë fund, ai përsëri bëhet i dashur dhe ju propozon të kaloni mbrëmjen së bashku, si pasojë ju ruani ende shpresën. Ky është nga ata që duan të hanë në dy pjata dhe juve ju mbajnë një plan rezervë kur ngelen bosh. Ikni sa më larg prej tij…

  1. Ai mendon se lidhja po ecën shumë shpejt

Në një lidhje, të dy partnerët nuk ecin me të njëjtin ritëm. Ka mundësi që ju të keni ndjenja për të para se ai të ketë për ju, por më vonë situata mund të ndryshojë. Ai tregohet menjëherë i largët? Mbase ai e kuptuar se ju jeni më e implikuar në lidhje dhe më kërkuese se ai. Si pasojë ai përpiqet të ngadalësojë ritmet.

  1. Ai ka vendosur shumë shpejt

Kur fillon një lidhje me nxitim, pa kaluar kohën e nevojshme të njohjes së tjetrit, zhgënjimi mund të jetë shumë i madh. Ideja që ju keni krijuar për partnerin, imazhi i ëndërruar i lidhjes që doni të keni nuk koincidon vërtet me realitetin. Në këtë rast, zgjidhja e vetme është largimi…

 

Një djalë i largët pas disa vitesh lidhjeje

Pas njëfarë kohe, emocioni i momenteve të para të një lidhjeje dashurore i lë vendin besimit absolut dhe qetësisë së vërtetë. Është një ndjenjë fantastike. Megjithatë, është e lehtë të fillosh të flesh mbi dafina dhe të kënaqesh me këtë situatë. Pas pas njëfarë kohë, rutina në gjirin e çiftit i zë vendin sensualitetit, sidomos nëse e lëshoni veten dhe nuk bëni kujdes. Në këtë rast burri largohet, sepse ai mërzitet në një lidhje që nuk ofron më asnjë sfidë, asnjë rrezik. Nëse ju e njihni veten në njërën nga këto situata, diskutojeni atë me partnerin, me qetësi, sepse dialogu është zgjidhja e vetme dhe në çdo rast.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Insektet që pickojnë njeriun

Next Post

POEZI

Advertisement