– Doktoreshë, kam një problem, ndaj po ju drejtohem juve sepse për momentin nuk kam mundësi të vij për një vizitë. Jam 20 vjeçe dhe e kam filluar jetën seksuale prej 2 vjetësh. Gjatë marrëdhënies, kur nuk lagem, ndiej dhimbje gjatë aktit seksual. Pastaj, kam parë që shumë femra e kanë më të hapur vaginën, ndërsa unë e kam më të ngushtë dhe veç kësaj kam në të një si lyth. Jam shumë e shqetësuar për dhimbjet që ndiej kur bëj seks, pasi ndihem si e thatë. Ju lutem, më thoni, a kam ndonjë problem? Theksoj se para disa muajsh kam abortuar. Mos ndikon edhe kjo gjë? Mos vallë kam ndonjë cist? Me shumë respekt, Lola.
Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe: – E nderuar Lola, çdo person ka karakteristikat e veta organike, ndaj ju nuk mund të krahasoheni me të tjerat. Nëse nuk arrin të lubrifikoheni gjatë marrëdhënies seksuale, është normale që të keni dhimbje gjatë aktit. Në këtë rast, me të dhënat që më jepni në letrën tuaj, ju këshilloj të bëni patjetër një vizitë gjinekologjike për të parë mundësinë e ndonjë infeksioni. Sigurisht që edhe lythi që keni në hyrje të organit tuaj seksual ndikon në të paturin e dhimbjeve gjatë aktit seksual. Por, të gjitha këto duhen ekzaminuar nga gjinekolog specialist dhe sigurisht, do të mjekoheni në bazë të diagnozës që do të rezultojë nga vizita dhe analizat që do t’ju duhet të bëni.
Advertisement