Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam kiste në mitër

– Ju përshëndes. Jam 19 vjeçe, e martuar. Kam një problem me ciklin të cilin e kam patur të çrregulluar qëkur isha vajzë. Kur u martova, po ashtu, vazhdonte çrregullimi. U vizitova në Itali dhe më thanë se kisha kiste. Mora kurim për 6 muaj; ca kokrra që duhej të merreshin rregullisht sipas ditëve të javës. I mbarova këto tashmë prej një muaji dhe tani po provoj të ngel shtatzënë. Menstruacionet nuk më kanë ardhur akoma. Bëra një test, por doli negativ. Meqë nuk më ka ardhur cikli, thua të kem përsëri çrregullime? Ju lutem, më ktheni një përgjigje. Faleminderit.
Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe: – E nderuar 19 vjeçare, nëse jeni diagnostikuar një herë me kiste, ka shumë gjasa që të keni përsëri, pra, ka shumë gjaste që kistet të mos kenë ikur të gjitha. Prandaj, në këtë rast, do t’ju sugjeroja të bënit një eko gjinekologjike dhe nëse do të kishit mundësi, të bënit krahas edhe dozimet hormonale për të parë ndryshimet. Këto janë analiza shumë të rëndësishme të cilat duhen bërë për të parë gjendjen aktuale dhe faktin se përse nuk keni një cikël të rregullt. Pasja e një cikli të rregullt është shumë i rëndësishëm për të patur një shtatzani më të lehtë dhe të shëndetshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vuaj nga pakica e jodit

Next Post

Kam frikë mos është infektuar ura e dhëmbëve

Advertisement