Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijime…

Mbase ndonjë ditë do më kërkosh

Mbase ndonjë ditë, ti do më kërkosh,
Mbase ndonjë ditë, do të më lutesh?
Unë gjithmonë do të të dashuroj,
Si dikur kaluam bashkë shumë vuajtje.

Në flakën e dashurisë tënde do të digjem
E në u bëfsha krejt shkrumb e hi,
Unë prapë se prapë nuk do tërhiqem,
Derisa të më shtrëngosh fort në gji…

Advertisement

Do të vij papritmas, porsi uragan
Do të të mbështjell me krahët e mi,
Do fluturojmë bashkë qiejve pa anë,
Atje kur shpirti ynë do gjejë qetësi… Luljeta Gj. Pashollari

Larg e ndodhur

Sa dëshirë të flas këtë mbrëmje
Ku dhe hëna shndrin nga larg
Ti je muzë që më fle në mendje
Dhe kur shkruaj, hyn në varg!

Sa dëshirë të flas këtë mbrëmje
Ku dhe hëna shndrin e plotë
Tek lodron, të shoh me ëndje
Por çfarë je që s’të prek dot?

Sa dëshirë të flas k’të mbrëmje
Ku dhe hëna sikur flet…
Ti je tema e një ëndrre
Që nuk resht e zgjat përjetë…

Me dëshirën për të folur
Unë nuk fola, përsëri
Hëna qeshte larg e ndodhur
Larg e ndodhur sa edhe ti! Bledi Ylli

Sa për të thënë

Harro kush të harroi
Dhe duaj kë të duash
Jeta është një lojë
Zgjidh me kë do luash!
Krijo ekipin tënd
Ose lër të të zgjedhin
Por të kesh ndërmend
“Sa hapin e hedhin”…
Nëse do gjithmonë
Me ngulm që të fitosh
Për të qenë kampion
Duhet të luftosh…
Nëse do qetësi
Të shohësh punën tënde
Nuk do strategji
Madje as shumë mendje…
Zër një vend në turmë
Në lojën që vazhdon
Mos bëj fare zhurmë
Askush nuk të shikon!
Mua mos më pyet
Për rrugën më të mirë
Njeriu është njeri
Dëshira është dëshirë! Bledi Ylli

Dritë e frikësuar!

Po shndrit dritë e frikësuar,
drita që duam natë e ditë,
e ditë e natë, pa sahat,
sikur çdo gjë të ishte dritë.
Kështu, të kaluarën do ta kishim harruar,
ndonëse çdo trishtim e lë një portë hapur,
sepse e tashmja nuk është më e mira,
prandaj e ardhmja del vetëm nga vullnetet tona.
Me dritë nuk do të ishim pa vaj, as pa lot,
as perëndimi nuk vjen ashtu kot,
drita e lart mbush e zbraz tokën sot e mot.
por ne jemi poshtë, oh sa poshtë!
Në centralin e ndërgjegjes nuk ka punëtorë,
me siguri, i ka zënë gjumi!
nuk po bie asnjë alarm që t’i zgjojë,
nata vazhdon, ne shohim ëndrra të zbehta! Isidor Koti

Buqete pranverore

Mes lëndinës mbushur lule,
ti je më e bukura buqetë,
sytë e mi i bën për vete,
dhe shpirtit i fal ngjyra e jetë…

Me të rralla lule Zoti të krijoi,
për të jetuar unë një stinë ngaherë,
në shkretëtirë të mos mbetem vetëm,
e në mes dimrit të shoh pranverë…
Ndaj s’kam ç’të mendohem gjatë,
por më thuaj nëse tjetër vend do ti,
se në kraharor kam vendosur të mbaj,
dhe zemra të jetë e jotja saksi… Bujar Salla

Lojë dashurie

Luan me mua pa mëshirë
herë më shtyn,
herë më tërheq,
herë më bën të lumtur shumë,
herë më bën të ndihem keq.
Luan siç luan hëna me detin,
herë baticë,
herë zbaticë,
herë pranverë më sjell në zemër,
herë-herë
më mbulon me ngricë.
Të lutem
mos luaj me mua,
të lodh loj’e dashurisë,
zemra si një shegë e pjekur,
mund të çahet befasisht! Fejzi Murati

Më prite
Më prite një ditë… ankth!
Më prite një javë… shpresë
Më prite një muaj, mall.
Më prite një vit, dhimbje.
Më prite një jetë, vdekje! Alban Arapi

Nga Bohotina shikonim horizontet
Kushtuar mikut tim Shefik Koka
Të dy bridhnim rrugëve të fshatit,
Nën malet me kif a qeleshe dëbore
Dhe aty te Rrapet e Progonatit,
Shikonim botën kapur dorë për dore

Shpesh qëndronim ulur në një bangë
Dhe verës vraponim nën hijen e mollës.
Nga Bohotina shfaqej pllaja e paanë,
Vraponim si erë në rrugicat e shkollës.

Po një ditë një bombë e mallkuar
E lënë pa të keq si një “peshqesh”
Në lëndinë, duke u argëtuar
Për pak desh na bëri përshesh…

Kurrë s’e ndave librin nga dora,
Shkrove poezi edhe portrete,
Fjalët e tua pikonin metafora
Dhe shkrepëtinin si dallgë mbi dete

Linde një mëngjes në pranverë
Dhe na ike pa kuptuar në korrik.
Në zemra do na qëndrosh përherë
I shtrenjti ynë, vëlla Shefik!

Do kujtohet ajo pena jote,
Pikturove shpirtra me mjeshtëri
Dhe do rrjedhim nëpër mote
Thellë nga vargjet, melodi. Izet S. Çulli.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa vjetërsi pune më duhet për pension?

Next Post

Ajo më kërkoi të bënim seks menjëherë

Advertisement