Përbërësit:
– 200 gramë midhje të ziera;
– 1 gotë oriz;
– 1 karotë;
– 1 rrënjë selino;
– 1 qepë e thatë;
– 15 gramë majdanoz;
– Gjalpë, sipas dëshirës;
– 5 kokrra piper i zi;
– kripë, sipas dëshirës.
Gatimi:
Midhjet e ziera priten hollë gjatazi dhe hidhen në ujë të valuar. Pasi ziejnë 10 minuta, shtohet orizi i shpëlarë. Grihet qepa dhe skuqet në gjalpë derisa të prarohet. Hidhet karota e grirë në rende. Shtohet selinoja, gjithashtu, e grirë. Lihet të ziejnë në zjarr të ngadaltë për dhjetë minuta të tjera. Shtohet me lëng mishi ose zarzavatesh. Pesë minuta para heqjes nga zjarri, i hidhet kripa dhe piperi kokërr. Gjatë servirjes, i hidhet përsipër në çdo pjatë veças, majdanoz i grirë hollë…