Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta ul barkun që më rri i fryrë?

 

– Ju lutem më thoni ndonjë mënyrë se si ta bëj barkun e sheshtë, sepse në gjithë trupin jam e dobët, ama barku më rri i fryrë dhe s’e kuptoj se pse. Nuk e kemi as në gjen këtë. A ka ndonjë mënyrë se si, apo ndonjë ushtrim specifik që ndikon në heqjen e barkut, përveç ushtrimeve të tapetit?

Mario, instruktor:  Sigurisht që ka shumë metoda dhe mënyra se si të arrini të keni një bark të sheshtë. Duke qenë se ju jeni e dobët, fryrjen e barkut mund ta keni nga shkaqe të ndryshme, që mund të jetë ushqimi, qëndrimi dhe mënyra e të jetuarit. Së pari, fokusohuni te ngrënia e sallatave, sidomos asaj jeshile, e cila ndihmon shumë në uljen e barkut. E dyta, mbajeni gjithmonë trupin drejt, sepse nëse qëndroni të përkulur, vetvetiu krijoni bark, edhe nëse jeni shumë e dobet. Kur konsumoni ushqim, hani avash, ndryshe do t’ju fryhet barku. Kur hani shpejt, gëlltisni edhe ajër, gjë që ndikon shumë në fryrjen e barkut. Konsumoni ushqime që kanë në përbërjen e tyre baktere të mira sepse kjo do t’ju ndihmojë të keni tretje më të mirë të ushqimit dhe uljen e fryrjes. Bakteret e mira zakonisht i gjeni te kosi. Mirë do tw ishte që në mëngjes të hani tërshërë me kos, e cila është ideale për heqjen e barkut. Shmangni sa të mundni çamçakëzët dhe pijet me gaz të cilat sigurisht ndikojnë shumë në fryrjen e barkut dhe më keq akoma, në vënien e dhjamit në bark. Dhe së fundi, pini shumë ujë, të paktën 2 litra nw ditë në këtë periudhë. Ushtrimi më i mirë për heqjen e barkut është biçikleta të cilën mund ta ushtroni në natyrë ose në palestër. Po të zbatoni këto rregulla që ju thashë më sipër, do të shikoni menjëherë ndryshim pozitiv në fizikun tuaj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kushërira dhe ish-i dashuri i saj

Next Post

Inva Gashi: E bukura gjithmonë paguhet!

Advertisement