Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë dokumentesh më duhen për kartën e shëndetit?

– Jam një lexuese e rregullt e kësaj rubrike. Doja të dija, si hapet kartë e re shëndeti? Çfarë dokumentesh duhen dhe a është e vlefshme kjo kartë në çdo qendër shëndetësore? Zonja nga Shkodra.

– E nderuar zonjë, së pari po ju them që kjo kartë shëndeti vlen për të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Është e vlefshme dhe për shërbimet shëndetësore spitalore, kryesisht të kardiologjisë dhe të nefrologjisë dhe kjo vlen edhe në disa qendra private të cilat janë të financuara nga kjo nismë shëndetësore. Përsa i përket dokumentacionit që ju duhet për të përfituar kartën shëndetësoren, ju nuk na thoni nëse jeni pensioniste, e punësuar etj., ndaj ne po ju përshkruajmë më poshtë disa nga kategoritë që përfitojnë kartë shëndeti dhe se çfarë dokumentesh ju duhen:

– Për të punësuarit: Kërkohet libreza e kontributeve të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor. Për këtë kategori do të merren në konsideratë edhe shënimet e bëra nga punëdhënësi për raportet mjekësore që paguhen nga ISSH. Afati i përdorimit të librezës do të jetë 6 muaj nga data e lëshimit.

Advertisement

– Të vetëpunësuar: Kjo kategori duhet të dorëzojë librezën e kontributeve të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor, me një afat përdorimi deri në 3 muaj nga data e lëshimit.

– Sigurim vullnetar: Kërkohet kontrata e lidhur me Fondin e Sigurimeve, si edhe dokumenti që vërteton derdhjen e kontributit vullnetar pranë drejtorisë rajonale të degës së sigurimeve shoqërore.

– Pensionistë: Për pensionistët kërkohet libreza e pensionit sipas kategorive të sigurimeve. Edhe për këtë kategori, vlefshmëria e dokumentit të dorëzuar do të jetë pa ndonjë afat të përcaktuar.

Pension i parakohshëm, i pjesshëm dhe i reduktuar: Në të gjitha këto raste, aplikuesit duhet të dorëzojnë librezën e pensionit sipas kategorive të sigurimeve shoqërore ku bëjnë pjesë.

Person pa pension pleqërie: Për këtë kategori nevojitet dorëzimi i kartës së identitetit, ose certifikata e gjendjes civile që vërteton moshën mbi 65 vjeç për burrat dhe mbi 60 vjeç për femrat.

– Fëmijë 0-12 muaj: Për këtë kategori kërkohet certifikatë lindjeje. Afati i përdorimit do të jetë nga data e lëshimit deri në moshën 12 muaj.

– Fëmijë 1-18 vjeç: Duhet të dorëzohet certifikatë lindjeje, ndërsa afati i përdorimit do të jetë nga data e lëshimit deri në moshën 18 vjeç.

– Studentët 18-25 vjeç: Kërkohet karta e identitetit, vërtetim nga universiteti përkatës, brenda ose jashtë vendit (i përkthyer dhe noterizuar për universitetet jashtë vendit). Afati i përdorimit do të jetë 1 vjeçar, nga data e lëshimit, deri në moshën 25 vjeç.

– Kujdestar për invalidët para dhe tetraplegjikë: Në dokumentet që kërkohen duhet të jetë libreza e kontributeve të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor. Për këto karta, përdorimi do të jetë pa afat.

– Invalid i plotë: Duhet të dorëzojnë vërtetimin e invaliditetit të marrë nga dega e sigurimeve shoqërore, si edhe librezën e invaliditetit. Përdorimi do të jetë pa afat të përcaktuar.

– Përfituese e lejes së lindjes: Dokumenti që kërkohet në këtë rast, konfirmohet sipas shënimit të punëdhënësit në librezën e kontributeve dhe përdorimi do të jetë po sipas afateve të librezës.

– Gratë shtatzëna: Kërkohet vërtetim i konsultorit shëndetësor për periudhën e shtatzanisë. Përdorimi do të jetë me afat sipas përcaktimeve të bëra në përmbajtjen e vërtetimit të lëshuar nga konsultori.

– Person që trajtohet me ndihmë ekonomike: Kërkohet vërtetim nga njësia e pushtetit vendor për personat e familjes që përfitojnë ndihmën ekonomike. Do të jetë me afat 3 mujor nga data e lëshimit të kartës së shëndetit.

– I papunë punëkërkues: Kërkohet kartela personale e punëkërkuesit të papunë, lëshuar nga zyra rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Afati i përdorimit është 3-mujor, nga data e lëshimit të kartës së shëndetit. Ka edhe plot kategori të tjera, por ne ju përmendëm disa, duke menduar se mund t’i përkisni ndonjërës prej tyre. Nëse nuk jeni e qartë, mjafton të pyesni te qendra shëndetësore ku jeni regjistruar dhe do të merrni kartën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bëj dot bashkim familjar me vëllain?

Next Post

A mund ta fitoj me gjyq mbajtjen e fëmijës?

Advertisement