Nga Fabjola Kuburi

Ajo është një nga regjisoret shqiptare që të gjithë dashurinë për teatrin e çon në teatër. Elma Doresi dhe i gjithë ekipi i saj i aktorëve dhe kostumografëve e skenografëve aktualisht aktualisht janë duke bërë prova për një shfaqje të re, me nje titull intrigues dhe gjejeni ku?! Në Podujevë! Po, në Podujevë dhe kanë vendosur që në muajin e ftohtë të dhjetorit të sjellin ngrohtësi me vënien në skenë të komedisë “Nusja në thes”. Elma është gjithmonë e gatshme edhe mes vale pune që të na tregojë gjithçka rreth shfaqjes së re dhe meqë jemi këtu, le të mësojmë më shumë për komedinë “Nusja në thes”…!

-Elma, ja ku ritakohemi perseri per nje sebep te madh, nje shfaqje, komedi e re ne skene “Nusja ne thes” si shfaqja e pare pas pandemise çfare sjell per publikun ? 

–  Me ne fund  ( qesh). Komedia eshte e shkruar rreth 70-te vite me pare dhe flet per Shqiperine e viteve 20-te. Nje Prefekt i cili eshte vendosur per t’i sherbyer qytetareve te tij por qe fatkeqesisht ndodh e kunderta. Ai fillon te abuzoje dhe te shtyp kedo qe i del kunder, sidomos familjet dhe njerezit me te vobekte apo pa perkrahje. Tema e abuzimit te detyres dhe “tahmase” jane linjat kryesore qe kjo veper trajton. Komedia eshte veper e Hekuran Zhitit. Eshte nje veper me nje strukture te ndertuar mire, me karaktere te vizatuara dhe me shumellojshmeri e larishmeri ne skena. Per publikun do te sjell nje emer, nje personazh, nje te njohur, etj. Pra me pak fjale, fakti qe e rimarr dhe e rivendos serish do te thote se vepra i flet aktualitetit dhe se pikerisht “Prefektin” e hasim edhe sot fatkeqesisht ne pune, ne qeveri, ku shpesh jane bere denoncime per abuzime etj. 

Komedine do e vini ne skene ne Podujeve, pse pikerisht Podujeva? Si ju priten atje?

– Me muzike qe sapo shkela ( qesh). Kam gjetur ate ngrohtesine dhe dashurine per teatrin e cila na jep ndjesine e njohjes me pare. Kam gjetur aktorë/e te shkelqyer dhe qe e duan teatrin. Aktorë/e qe jane te mbingarkuar dhe qe nuk thone kurre ” u lodhem”. Ne fillim te ketij vitit ka qene nje lajmerim nepermjet drejtorit te Teatrit ” Avdush Hasani” , Agron Gerguri , i cili me komunikon per nje konkurs qe zhvillohej ketu ne Podujeve. Aplikova dhe ja ku jam sot. Kemi hyre ne periudhen e “nxehte” te pergatitjes se shfaqjes. 

-Nje autor shqiptar e nje komedi brilante. Çfare shkelqen ne kete veper qe te beri per vete kaq shume?

– Vepra eshte shume e thjesht dhe pikerisht me kete thjeshtesi qe permban vepra apo teksi I Hekuranit ti gjen dhe aktualitetin . Menyra se si ai e ka ndertuar vepren dhe se si skenat ndryshojne rrjedhen, karakteret te cila udhetojne prej 70-te vitesh, te gjitha keto me ben qe te rizgjidhja serish kete veper. Eshte aq e thjeshte dhe e aq e madhe njekohesisht. 

-Aktore te mrekullueshem si Suela Konjari, Ryva Kajtazi, Sindi Çitaku, Besart Zeneli , Valina Muçolli, Gani Morina , Muhamet Zeka, skenografi Artan Hasani dhe kostumografia Edlira Qyshka, emra kaq te medhenj, jane pjese e kastit te kesaj komedie, si kane qene gjate provave, çfare veshtiresish keni hasur dhe njekohesisht a keni qeshur pa fund?

– Çdo dite qeshet, kjo eshte pak por e sigurt. Atmosfera eshte shume e bukur dhe kreative. Stafi artistik eshte staf shume i talentuar dhe shume i dashur. Jemi te gjithe bashke. Ata jane te kompletuar. Muhameti, aktori i Teatrit, po na ndihmon te gjitheve dhe me kenget te cilat i kemi nderthurur ne shfaqje. 

Po ne qeshim gjate skenave, ne qeshim gjate kengeve, ne qeshim perhere. Ndodh shpesh te keqkuptohemi nga gjuha ( sidomos une) dhe kjo pastaj sjell te qeshura shume.

-Cilat jane pritshmerite e kesaj pjese kur te vihet ne skene?

– Shkurt : Nje shfaqje ndryshe, çmime ne festivale dhe pse jo te prekim skenat jashte vendit tone. Synime me te qarta besoj, nuk do gjesh ( qesh ). 

-Mami sigurisht te ka dhene keshilla, ke nje marredhenie te jashtezakonshme me te, ç’te tha kete here?

– Mos u dobeso dhe ndeji mire rrobat ne ballkon mos na flliq ( qesh ). Mami e di pergjegjshmerine time per nje shfaqje dhe e di se kjo sjell perhere dhe nderprerje te ushqimit dhe e ka me merak te madh ( qesh). 

-Ke nje mesazh qe do ta shperndash permes gazetes tone?

– Ejani ne Podujeve(qesh ). Ju falenderoj shume ne rradhe te pare per intervisten dhe nese do keni kohe, ju presim ne Podujeve me shume dashuri, merite kjo e ketij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *