– Kam dy pyetje për ambasadën amerikane këtu. E para, unë jam kthyer me Green Card në Shqipëri dhe doja të dija sa muaj mund të rri në vendin tim, sepse kam një problem familjar. E dyta, në rast se motra ime aplikon për vizë B2, duhet të ketë patjetër para në bankë? Cila kategori vizash e kërkon këtë dokument?
– I nderuar zotëri, në lidhje me pyetjen e parë, duhet patjetër të kontaktoni me USCIS dhe të pyesni për këtë detaj. Sipas ligjeve amerikane, ju nuk duhet të qëndroni mbi një vit jashtë SHBA-së, pasi konsideroheni të keni humbur statusin tuaj të Rezidentit të Përhershëm. Megjithatë, ju këshillojmë të vizitoni guiden në faqen e internetit (në anglisht) të Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS), për të mësuar detajet në rastin tuaj. Këtë informacion e gjeni në adresën www.welcometousa.gov: Ruajtja e Statusit tё Rezidentit tё Pёrhershёm http://www.uscis.gov/…/maintaining-permanent-residence, si dhe udhёzuesin e USCIS, nё Anglisht: “Unë jam një Banor i Përhershëm. Si të Marr Vesh… Cilat Janë Përgjegjësitë e Mia?” http://www.uscis.gov/…/files/USCIS/Resources/B5en.pdf dhe “Si të Marr një Leje Rihyrëse?” (PDF 1.18 MB). Nëse keni pyetje lidhur me kartën ose nuk e merrni atë brenda një periudhe të caktuar, ju duhet të kontaktoni me zyrën e USCIS pranë shtetit ku banoni në SHBA.
– Ndërsa në lidhje me pyetjen e dytë, procesi i vizës së vizitorit për në SHBA nuk varet nga dokumente mbështetëse. Për disa kategori vizash (si për shembull nëse motra juaj po shkon për trajtim mjekësor, apo nëse po shkon për të studiuar në SHBA), duhen disa dokumente të caktuara, por nuk kërkohet asnjë dokument për vizë vizitori (B1/B2). Vetëm në rastin kur oficeri konsullor ka një pyetje specifike, do t’ju kërkohen dokumente mbështetëse. Formulari elektronik është shumë i detajuar dhe oficeri do të përdorë pyetjet e dhëna në formular për të përcaktuar nëse aplikanti do të marrë vizë vizitori. Nuk kërkohen ftesa nga banorët amerikanë dhe oficerët konsullorë nuk i marrin për bazë sigurimet nga palë të treta, apo nga qytetarë amerikanë, kur marrin vendimin për vizë. Kini parasysh që Garancia e Mbështetjes I-134 nuk është formulari i duhur për vizë vizitori dhe nuk do të shqyrtohet. Nëse oficeri konsullor vendos që rasti juaj është një nga ato raste të rralla që ka nevojë për dokumente të një lloji apo një tjetri, juve do t’ju jepet mundësia t’i dorëzoni këto dokumente për shqyrtim pas intervistës.