– Para disa netësh kam parë në ëndërr sikur po kërceja me një mashkull të panjohur. Unë kisha veshur fustan të bardhë nuseje. Dua një shpjegim, ju lutem.
– Vallëzimi në ëndërr ka shumë kuptime, gjithmonë në varësi edhe të muzikës që mund të ishte në sfond, por e përgjithshmja simbolizon sukses, sidomos në dashuri dhe në miqësi. Fustani i bardhë plotëson kuadrin e lumturisë suaj. Mashkulli i panjohur është dëshira juaj për të patur fat në dashuri dhe nga ëndrra duket që do t’ju realizohet. Fustani i bardhë tregon gjithashtu karakterin tuaj të pastër dhe gjendjen emocionale të momentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *