Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të dal në pension të parakohshëm?

– Jam emigrant në Larisa të Greqisë, i datëlindjes 04.03.1954. Në Shqipëri kam gjithsej 32 vite me kontribute. Në rast se keni mundësi për të më sqaruar, kur e plotësoj moshën për të dalë në pension? A mund të dal në pension të parakohshëm? Për vitet para demokracisë kam patur paga të mira. A do të më merren parasysh këto paga?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, bazuar në ligjin 104/2014, neni 16, i cili ndryshon nenin 31 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përcaktohet sa më poshtë: Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. Bazuar në nenin 43 të ligjit 104/2014, i cili ndryshon nenin 92 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993, të ndryshuar, mosha e daljes në pension për ju është 65 vjeç, ndërsa vjetërsia për pension të plotë është 36 vite e 8 muaj. Në këto kushte, do të përfitoni pension sipas vjetërsisë që keni dhe bazës së vlerësuar, e cila për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Pra, baza e vleresuar është paga mesatare gjatë gjithë kohës së punuar me kontribute, e indeksuar me koeficientët përkatës të çdo viti. Përsa u përket pagave para vitit 1994, pavarësisht pagave që keni patur, ata përllogariten sipas pagave referuese të miratuara me Vendime të Këshillit të Ministrave, për çdo sektor e degë dhe për çdo post pune, të cilat indeksohen me koeficientët përkatës sipas vitit kur bëhet përllogaritja. Përsa i përket pensionit të parakohshëm, për të cilin kërkoni të sqaroheni, ai në terminologjinë ligjore të sigurimeve shoqërore emërtohet “pension i reduktuar”. Për përfitimin e pensionit të reduktuar, zbatohen kërkesat e nenit 17 të ligjit 104/2014, i cili ndryshon nenin 31/1 të ligjit 7703 datë 11.05.1993, të ndryshuar, ku përcaktohet:

– “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, të përcaktuar në nenin 92 kur: a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj.” Në nenin 18 të ligjit 104/2014, i cili ndryshon nenin 32 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 të ndryshuar, përcaktohet dhe përllogaritja e këtij pensioni; Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59 të këtij ligji. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.” Nisur nga më lart, me vjetërsinë kontributive që keni, nuk mund të përfitoni pension të reduktuar, sepse për këtë duhet nje vjetërsi e plotë kontributive prej 36 vite e 8 muaj, ndërsa sipas informacionit që keni dhënë, keni 32 vite me kontribute. Për të përfituar pensionin e reduktuar është një mundësi nëpërmjet pagesës sipas skemës vullnetare për të plotësuar dhe 4 vite e 8 muaj. Masa mujore për sigurimin vullnetar aktualisht është 4 752 lekë. Në këtë mënyrë, për 56 muaj që ju duhen për të plotësuar vjetërsinë në punë prej 36 vite e 8 muaj (56 muaj), duhet të paguani 266 112 lekë. Por ashtu, sikurse u theksua më lart, për çdo muaj që do të përfitoni pension para moshës 65 vjeç, do t’ju reduktohet pensioni për 0.6 për qind. Në rast se do të përfitoni pensionin e reduktuar 3 vite para, në moshën 62 vjeçare, pensioni i plotë i llogaritur do t’ju reduktohet për 21.6 për qind. Ju përshëndes dhe ju falënderoj për besimin.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të divorcohem nga bashkëshorti dhunues?

Next Post

Kam Green Card. Sa kohë mund të rri në Shqipëri?

Advertisement