– Përshëndetje Doktor Evi Dani. Jam X nga Pogradeci, 25 vjeç dhe kam probleme me penisin. E kam aq të vogël saqë kur jam me femër, më vjen shumë turp. Penisi im shkon rreth 9 centimetra në ereksion. Ju lutem, më thoni si të veproj, çfarë më rekomandoni që ta zgjas, se jam shumë në siklet?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog:  – I nderuar lexues, e kuptoj shqetësimin tuaj. Madhësia e penisit është një nga problemet më të diskutuara në seksologji dhe andrologji. Të gjithë meshkujt kanë dëshirë të kenë një penis me përmasa më të mëdha, madje edhe ata persona që kanë një penis me përmasa mbi mesataren. Mesatarja e penisit varion sipas autorëve të ndryshëm në vende të ndryshme nëpër botë, e studiuar tashmë nga specialistët, por pak a shumë lëviz ndërmjet 13-14 centimetrave në ereksion.

– Në vendin tonë, në bazë të një studimi, mesatarja është 13.7 cm në ereksion. Amerikanët për shembull, e kanë mesataren 13.2 centimetra. Penisi me përmasa nën 7 centimetra në ereksion quhet mikropenis. Madhësia juaj në centimetra është vërtet pak shqetësuese për ju dhe unë do t’ju këshilloja konsultë tek andrologu. Pas vizitës, do t’ju rekomandoja një aparat që ndihmon për zgjatjen e penisit. Ky aparat është përdorur në shumë meshkuj tashmë edhe në vendin tonë, të cilët kanë qenë të kënaqur pas përdorimit të tij. Falë tij, rritja e penisit mund të shkojë edhe gjer 3-4 centimetra plus asaj gjatësie që keni vetë. Sidoqoftë, më takoni, jeni i mirëpritur se do t’ju ndihmojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *