Pini shumë ujë! Kjo këshillë na jepet çdo ditë, sidomos në muajt më të nxehtë të verës. Organizmi ynë është i përbërë nga afro 60% ujë dhe hidratimi është i rëndësishëm. Por, çfarë mund të themi për hiperhidratimin (hidratimin me tepri) kur bëjmë sport?

Njihen tashmë rreziqet nëse pimë pak ujë, por nuk flitet shpesh për anën tjetër të medaljes, domethënë për efektet negative që ka teprimi me ujin, veçanërisht kur bëjmë sport. Këtë e thonë 16 ekspertë të katër vendeve të ndryshme, në revistën shkencore “Gazeta Klinike e Mjekësisë Sportive”…

 

Miçell Rosner, specialist i universitetit të Virxhinias, bashkë me ekipin e tij, ka kryer një studim dhe ka dalë në përfundimin se pirja me tepri e ujit, apo e pijeve sportive nga një sportist mund të çojë në një gjendje të quajtur hipoanatremi. Në këtë rast, përqendrimi i natriumit në plazmë ulet për shkak të një sasie të madhe uji dhe kjo mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin. Shfaqja e hipoanatremisë deri tani ishte vrojtuar vetëm në garat e vrapimit të gjata, por tani i përket një game më të gjerë sportesh. Studiuesit kanë dokumentuar 14 të vdekur nga hipoanatremia që prej vitit 1981 (dy prej tyre ishin atletë të rinj që po luanin futboll vitin e kaluar). Karakteristikë e përbashkët në të gjitha rastet ishte konsumimi i tepruar i ujit gjatë evenimenteve sportive. Sipas ekspertëve, kjo i detyrohet bindjes sipas të cilës hiperhidratimi mund të përmirësojë performancën sportive dhe të parandalojë dehidratimin. Në fakt, të dhënat e mbledhura nënvizojnë faktin që dehidratimi nuk ndikon në performancën sportive.

 

Si të parandalohet hiperhidratimi apo hipoanatremia?

Ekspertët na sugjerojnë të pimë aq ujë sa na e kërkon trupi, pra, të përdorim etjen tonë si udhërrëfyese. Duhet të pimë kur kemi etje dhe në këtë mënyrë nuk do të kemi as hiperhidratim, as dehidratim. Këshilla u drejtohet sidomos sportistëve, për ujin, apo për pijet sportive. Në fund do të ishte mirë të mbahen parasysh simptomat e hipoanatremisë. Ato fillojnë me mjegullim të mendimit, dhimbje koke dhe marrje mendsh. Kujdes nga simptomat e rënda: Konfuzion i madh, konvulsione dhe koma. Nëse zbuloni se vuani nga hipoanatremia, duhet të ndërprisni pirjen e lëngjeve dhe të thërrisni mjekun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *