Edhe pse i vonuar në kohë kongresi i radhës i Partisë Socialiste duket se do të jetë nga ana proceduriale i mirorganizuar , tepër festiv , madhështor nga ngjyrat , fasadat e reklamat , një paradë e vërtetë suksesesh , i kujdesshëm në zgjedhjen e kandidatëve , në vendimmarjet , pra, në gjithçka .Dhe për këto Partisë Socialiste dhe organizatorëve të saj, nuk u ha qeni shkopin .Ata, të paktën, në qeverisjen e fundit e kanë kthyer në art ngjyrosjen e realitetit , se kanë aftësinë që disfatat t’i quajnë suksese , vuajtjet e shtresave në varfëri t’i vlerësojnë si lumturi , dështimin e disa reformave të ndërmara prej tyre t’i quajnë si arritje .
Në këtë hark kohor të qeverisjes , makina e tyre e prapagandës ka funksionuar me kapacitet të plotë , për të paraqitur një realitet tjetër . Pavarësisht disa arritjeve ajo tregon një Shqipëri ndryshe nga ajo që jetojmë ,një zhvillim ekonomik imagjinar , ku i papuni quhet i punësuar ,ku shtresat shoqërore në nivelin e varfërisë vlerësohen të mirëmbrojtura nga politikat sociale .Tendencën e shqiptarit për t’u larguar nga vendi nuk e vlerësojnë si një dukuri të keqqeverisjeve në këto njëzetepesë vjet ,por e trajtojnë , si ndikim i jashtëm i vendeve të zhvilluara ,vrasjen e shpresës të njerëzve e justifikojnë me dëshirën e qeverisë për të bërë shtet , për të vendosur ligjin dhe , jo edhe si paftësi qeverisëse për ta shkarkuar tërë krizën në kurriz të shtresave të varfëra ,duke stimuluar dhe bërë të paprekshëme elitat e pasura, duke i ushqyer ato me pushtet , me një legjislacion koruptiv , me kredi dhe me koncesjone deri në babëzitje .
Pra , fjala është nëse këtë kongres do të kemi një shkëlqim verbues të realitetit shqiptar , apo në të do të shfaqet edhe errësira shqiptare ,do të flitet vetëm për sukset, apo edhe për dobësitë ,varfërinë , plagët sociale , korrupsionin dhe krimin e organizuar ,do të flitet vetëm për unitetin e partisë dhe zbatimin e parimeve të demokracisë së brendëshme ,apo do të ngrihet zëri deri ne kupë të qiellit për drejtimin me dorë të hekurt ,shkeljen e normave statuore të partisë dhe për xhunglën organizative që mbisundon në kë parti ,për ndërtimin e kualicioneve qeverisëse mbi baza korruptive , të pazareve për marjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht e me çdo çmim , apo do të projektohen politika konstruktive në bazë të parimeve të demokracisë liberale ku kualicionet kurrsesi nuk duhet të ndërtohen mbi bazën e imoralitetit politik , pazareve korruptive,blerjen e votive,duke nxjerrë në ankand vitalitetin e alternativës socialiste dhe programin e partisë dhe duke tradhëtuar votën e elektoratit . Nëse vërtetë , kongresi i Partis Socialiste do të jetë një kongres pune, para së gjithash ai duhet t’u japë zgjidhje disa problemeve parimore ,teorike ,organizative dhe praktike që lidhen me përmbajtjen e alternativës së majtë socialiste . Përpjekja që vërehet për ta shëndërruar këtë parti nga një parti klasike socialiste në një parti thjeshtë elektorale deri tani ka qënë një lëvizje amorfe , pa ide ,programe dhe e realizuar jo, në mënyr institucionale . Në këtë ndërmarje, më tepër se çdo gjë tjetër ka diktuar ,anarkia , kulti i njëshit , mungesa e mendimit kolegjial ,metodat e pastudjuara dhe të konsultuara ,si dhe mefshtesia dhe frika e disa senatorëve dhe elitave politike ,ku më tepër se çështjet parimore , të partisë , kanë qënë të interesuar për postet dhe karierën e tyre vetjake ,duke u vyshkur nga hija e njëshit . Kjo parti sot , pa frik duhet thënë, se është shëndërruar në një han pa porta ku në të hynë derri dhe dosa , ikin dhe vinë grupime shoqerore që s’i lidh asgjë me alternativën socialiste , perveç interesave dhe përfitimit vetjak ,nevoja për punësim ,hapësirat e krijuara për korrupsion , përfitime tenderash ,etj. Kjo dukuri shfaqet në të gjitha nivelet . Shikoni sa deputetë të kësaj partie kanë ardhur nga parti të tjera dhe sa janë të mirëfilltë socialistë ,sa prej tyre janë të pagëzuar si socialistë dhe sa janë rritur dhe edukuar në shkollën dhe betejat politike njëzetëepesëvjecare të kësaj partie ,sa prej këtyre deputetëve besojnë të alternativa socialiste dhe sa të tjerë , përveç interesave dhe nevojës për t’u pasuruar , nuk i lidh asgjë me këtë alternativë. Cila nga këto kategori deputetësh , ata të mirfilltit socialistë apo ata të shartuarit , përfliten sot, si të inkriminuar , të përfshirë në listat e korrupsionit dhe trafiqeve monstruoze dhe që ju duhet të lënë mandatet ?
Akoma më keq ndodh në bazë kur funksionarë partie deri dje opozitare ,me marrjen e pushtetit nga të majtët ,i gjen në udhëheqjen socialiste. Një ish-kryetar të partisë demokratike të një rrethi , sot e gjen kandidat për kryetar partie socialiste , një opozitar ekstremist të së djathtës e gjen kordinator të Partisë Socialiste në një qark , një kryetare e gruaje opozitare për shkak të miqësive me të majtët socialist , kovertohet në kryetare e gruas socialiste në një qytet të vëndit . Pa folur për administratën shtetërore e cila me ndërrimin e pushteteve ,vrapon të ndërrojë teserat e partis ,madje pa qënë as edhe një ditë të vetmë socialist ,në të kundërt opozitar të deklaruar me të ,ata dërgohen si të deleguar të kësaj partie për të drejtuar fushatat zgjedhore . Pa folur më tej për raportet mes socialistëve idealistë gati të harruar dhe prurjev përmes shoqatave të Mjaftit dhe nëntëdhjet e nënçave , që dje ishin në opozitë me qeverisjet socialiste dhe sot , ata i gjen me tepëric në gardën e ministrave dhe funksionarëve të tjerë të lartë të shetit , pa u dalluar si specialistë apo intelektual të shquar , por për shkak të miqësive apo lidhjeve neopotike me liderit e kësaj partie .Veç diskutimit rreth bazës sociale të kësaj partie , edhe vendi në spektrin politik pluralist shqiptar a duhet të diskutohet me seriozitet në këtë kongres të socialistëve ? Mendoj se duhet, jo thjesht si nje çështje teorike ,por si një nevojë e shtruar për zgjidhje ,pasi ka një mospërputhje mes programit të partisë socialiste dhe programit qeverisës i cili është zhvendosur tepër djathtas .Vërtet se në dy aksionet e mëdha politike , siç ishin dy zgjedhjet e fundit , partia socialiste fitoi me nga një milionë vota , por ajo me sa duket nuk e ka lexuar mirë fitoren . Protagonisti kryesor i fitores së tyre ,nuk kanë qënë më tepër programi socialist , por qeverisja e keqe e Partisë Demokratike ,dhe në veçanti qënia në politiçk e Berishës ,si një atavizëm politik ,si ideatori i zisë shqiptare ,si njeriu i errësires dhe i krimit .Por , kjo dhuratë që i bëri Berisha Partisë Socialiste duhet kuptuar dhe analizuar drejt ,pasi populli sot kur shikon ,një qeverisje tipike berishiane ,me të njëjtin nivel korrupsjoni, me të njëjtin autoritarizm të shtetarëve, me të njejtin nivel vjedhje të taksave të popullit , të krijimit të elitave të reja nën hijen e pushtetit , kur varfëria ekonomike është po në ato nivele ,si edhe më parë,atëherë , vetë qeverisja e keqe ,ushqen berishizmin ,si e keqja më fatale për Shqipërinë . Humbja nga socialistët e gati treqindmij votave në zgjedhjet për pushtetin lokal ,është një sinjal i fortë për socialistët, që duhet vlerësuar . Në zgjedhjet e rradhës socialistët nuk do të kenë përballë një Berish të fosilizuar ,por votusit e emancipuar , ku alternativat politike do t’i vlerësojnë nga puna dhe jo nga premtimet boshe .
Pavarësisht nga sensi kritik i këtij shkrimi , Partia Socialiste duhet vlerësuar si një aset i veçantë kombëtar , që edhe pse ka patur përballë një forcë politike agressive të korruptuar deri në palcë, që për interesat e tyre kanë nxjerrë në ankand interesat kombëtare , kanë shkallmuar demokracinë shqiptare dhe kanë groposur mendimin e lirë , ajo, PS-ja, ka ditur të gjejë zgjidhjet e duhura në interes të atdheut dhe të demokracisë. Në këtë rrugë urojmë të jetë edhe kongresi i 19 –të, i kësaj partie .
Agron BERDAJ