Mbrëmjen e kaluar është ndarë nga jeta Anxhela Noçka. Anxhi vuante që nga janari i 2017 me sëmundjen e rrallë “Lymphomablastic lymphoma”.

22-vjeçarja prej një viti ndodhej në spitalin e Budapestit, por nuk ja doli t’i mbijetojë sëmundjes duke i lënë në mes ëndrrat e saj.

Prej disa muajsh, njerëz të thjesht, VIP-a e politikanë, kontribuan me para për t’i shpëtuar jetën vajzës së re, por kjo qe e pamundur.

Pas një viti në luftë me sëmundjen, Anxhela humbi jetën.

“Falenderojmë të gjithë ata që besuan fort se Anxhela meritonte të jetonte atë jetë, nga e cila ajo largohet sot gjithë dinjitet, se bëri gjithçka deri në kufirin e të pamundurës, kur trupi u dorëzua përgjithmonë, por jo shpirti i saj”- shkruajnë familjarët e saj.

Nisma e studentëve të Arkitekturës “Bëje për Anxhin”, që përfshiu organizimin e dhjetëra aktiviteteve të bamirësisë, shënoi një rast unik që bashkoi mijëra qytetarë të thjeshtë, biznese private dhe institucione shtetërore, në një aksion të përbashkët humanitar që mundësoi qëndrimin e saj 1-vjeçar në një qendër të specializuar në Budapest të Hungarisë.

Bashkë me dëshirën e madhe për të jetuar, kjo dashuri e madhe njerëzore inkurajoi studenten e re për të luftuar fort, megjithë vështirësitë e mëdha me të cilat do të përballej ditë pas dite.

Pasi iu nënshtrua kimioterapisë intensive, duke mos humbur shpresat deri në momentet e fundit, Anxhela Nocka nuk ia doli t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke lënë në mes ëndrrat dhe dëshirat e saj.

Arlis Alikaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *