– Kam parë në ëndërr një komshie timen sikur i ra varësja nga ballkoni në kafazin e zogut në ballkonin tim. Zinxhiri ishte shumë i trashë. Ajo erdhi të më pyeste nëse i kishte rënë gjë, por unë i thashë “jo” dhe e mbajta vetë.
– Do të keni një shans i cili do t’ju përkasë vetëm juve, por dikush që mund t’i përngjajë kësaj komshijeje ose vetë ajo do t’ju kërkojë pak llogari, pasi do t’i duket sikur ju i keni rrëmbyer atë që ishte e saja. Megjithatë, ju qëndroni indiferente përballë çdo situate sepse çfarë është e juaja është e juaja. Ju nuk do t’ia rrëmbeni shansin askujt; ai do t’ju vijë vetë.